LAJMI I FUNDIT:

Rivotimi përmes postës në Dragash, këto janë rregullat që duhet të ndiqni

Rivotimi përmes postës në Dragash, këto janë rregullat që duhet të ndiqni
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar të gjithë votuesit e regjistruar nga jashtë Kosovës për Zgjedhjet në Komunën e Dragashit, se ka filluar periudha e përsëritjes së votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për kryetar në këtë komunë.

Fletëvotimet duhet të pranohen më së largu nga KQZ-ja deri më 13 dhjetor 2021.


“Fletëvotimi, procedura dhe çështjet që duhet t’i kenë parasysh votuesit janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën Shërbimet e KQZ-së – Votimit përmes postës, apo në linkun direkt: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/. Meqenëse të gjithë votuesit e regjistruar nga kjo komunë si votues jashtë Kosovës kanë aplikuar përmes e-mailit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka njoftuar personalisht përmes e-mailit për periudhën e votimit dhe për detajet tjera”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Fillon periudha e rivotimit përmes postës për kryetar të Dragashit
Lexo po ashtu Fillon periudha e rivotimit përmes postës për kryetar të Dragashit

Por ajo çfarë duhet të kenë parasysh votuesit e regjistruar jashtë Kosovës janë të renditura si më poshtë:

1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të dërgohet individualisht dhe deri vetëm për rrethin e ngushtë familjar (burri, gruaja, fëmijët dhe prindërit) keni të drejtë që zarfet me fletëvotime t’i fusni në një zarf që përmban adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

2. Secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, të drejtën e votimit nuk mund dhe nuk guxoni ta “bartni” ose “delegoni” tek dikush tjetër;

3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi, do të ndiqeni penalisht;

4. Rekomandohet që brenda mundësive tuaja, pakon tuaj me fletëvotime ta dërgoni nga vendi i njëjtë në të cilin jeni deklaruar se banoni gjatë fazës së regjistrimit tuaj si votues jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori