Në forumin e biznesit Kosovë-Shqipëri, i cili po mbahet në Elbasan krerët e dy qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare u pajtuan se ka një trend të rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, ndërkohë që u zotuan se do të vazhdojnë të angazhohen në lehtësimin e këtyre shkëmbimeve.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka konsideruar si pozitiv trendin e shkëmbimeve tregtare, ndërsa shtoi se marrëveshjet e nënshkruara sot në kuadër të mbledhjes së shtatë të dy qeverive adresojnë problematikat biznesore.
“Në këto vite ka një trend konstant rritës në shkëmbimet tona tregtare, por ne besojmë që potenciali është ende më i madh dhe përtej asaj që i takon vetë biznesit është detyra jonë që të lehtësojmë sado që të jetë e mundur shkëmbimet tregtare shtimin e aktivitetin e bizneseve në shtete respektive dhe ndërveprimin mes tyre nga shteti në shtet. Edhe sot një pjesë e marrëveshjeve të bëra adresojnë pikërisht nevojën e lehtësimit të këtyre shkëmbimeve, transiti i përbashkët dhe zhdoganimi është një punë e nisur qysh prej disa vitesh midis administratave doganore por tani më kemi një plan veprimi të përbashkët për të zbatuar procedurat e transitit në zyrën e doganës së Kosovës pranë Portit të Durrësit për mallra me destinacion Kosovën gjë që ka nisur prej janarit të vitit 2019 dhe në të njëjtën kohë ka nevojë për përmirësime të mëtejshme”, u shpreh ai.
Kryeministri shqiptar tha se edhe për frutat dhe perimet garantohet lehtësim drastik i procedurave të transportit, bazuar në njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare.
Ai tha se marrëveshja e sotme për lehtësimin e tregtisë mes palëve do krijoj lehtësimin e mëtejshëm të procedurave doganore për mallrat.
“Një marrëveshje e firmosur sot për lehtësimin e tregtisë mes palëve do bëjë lehtësimin e mëtejshëm të të gjithë procesit të procedimit në doganë dhe të hyrje e daljeve të mallrave… po ashtu kemi bërë njohjen reciproke të licencave doganore dhe regjistrimi i tyre pranë autoriteteve kompetente doganore në mënyrë që kryerja e deklarimeve dhe transitit në territorin e njërës Republikë apo tjetër të jetë e unifikuar dhe të përfshij edhe njohjen e garancisë për borxhin e mundshëm në këtë regjim. Përcaktimi që në zonën doganore të Portit të Durrësit dhe Porto Romano, vendoset zyra doganore e Kosovës dhe në vijim sipas interesit reciprok të palëve vendosja e zyrave dhe agjencive të tjera të palës tjetër besoj që është një lajm pozitiv”, theksoi ai.
Në forumin me bizneset nga Shqipëria dhe Kosova, Rama foli edhe për njohjen e ndërsjellë të certifikatave veterinare dhe fitosanitare.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u shpreh se është e rrugës që dy qeveritë të zotohen për heqjen e barrierave jo tarifore duke krijuar një komision të përbashkët ndërqeveritar.
Kurti po ashtu tha se nëse krahasohet viti 2010 me vitin 2020 në aspektin e qarkullimit të mallrave ka një rritje prej 200 për qind.
“Mund të marrim shembull dekadën e fundit konkretisht nëse krahasojmë qarkullimin e mallrave në vitin 2010 me vitin 2020 pra me një dekadë mes dallim shohim se kemi rritje prej 200 përqind, eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë janë rritur për 257 përqind, ndërkaq importet për 174 përqind. Në vitin 2010 vetëm 10.4 përqind të eksporteve të Kosovës shkonin drejt Shqipërisë, ndërsa në vitin 2020 kjo shifër ishte 23.2 përqind. Dhe po ashtu në këtë periudhë pjesëmarrja e importeve nga Shqipëria në totalin e importeve që vinin në Kosovë kishte rritje prej 81 përqind”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se premisat e të dy vendeve janë premtuese për zhvillimin e ekonomive të të dyjave vendeve, teksa theksoi se kërkohet vetëm gatishmëri.
“Së bashku mund të zhvillojmë politika të cilat stimulojnë zhvillimin e industrive përpunuese me theks tek ajo e ushqimit, komplementojnë nevojat energjetike të të dy vendeve sepse edhe natyrën e kemi përplotësuese nxisin bashkëpunimin në bujqësi, mbështesin inovacionin dhe shërbimet në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Premisat tona janë premtuese flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi kulturë të përafërt të të bërit biznes tregjet tona janë të rëndësishme për eksportet e të dyja vendeve, rritja e punësimit në të dy vendet është prioritet, pra na bashkojnë premisat. Struktura e ekonomive dhe objektivat mbeten gatishmëria dhe vullneti institucional për ta ndihmuar tutje zhvillimin e të dy ekonomive tona dhe jam i sigurt se as nuk na mungon me kryeministrin Rama dhe me mua”, theksoi ai.
Kurti shprehu nevojën edhe për lehtësim të procedurave për qarkullim të punëtorëve mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë ditës sotme në Elbasan të Shqipërisë u mbajt mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Aty u nënshkruan 13 marrëveshje për avancim të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro
Mijëra studentë fillojnë rrugëtimin e tyre akademik në UNI, fuqizuar nga Arizona State University
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës