LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Shqetësuese, në programin e qeverisë së re gjermane nuk përmendet njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi

Hoxhaj: Shqetësuese, në programin e qeverisë së re gjermane nuk përmendet njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi
Foto: Arkiv

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në programin e Qeverisë së re të Gjermanisë kërkohet heqja e vizave për kosovarët dhe përkrahet dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, sipas tij, mungon edhe diçka shumë e rëndësishme për Kosovën; e ardhmja e saj dhe e Ballkanit.

“Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë, gjë që është një shqetësim serioz për Kosovën! Për më tepër, nuk thuhet asgjë për marrëveshjen obligative ligjore që duhet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila fillimisht ishte propozim gjerman në nivel evropian!”, ka thënë Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook.


Ai ka thënë se “Jo çka thuhet, por çfarë nuk thuhet ka peshë në politikë të jashtme!”.

“Joshka Fisher dhe Guido Ëesterëelle më kanë treguar se si ata kur ishin bërë ministra të jashtëm në qeveri të re dhe program të ri, kishin marrë përsipër edhe zotimet e vjetra të qeverisë paraprake! Dje, u paraqit përbërja dhe programi i qeverisë së re në Berlin, por ende nuk e dijmë se çka do të ndodhë me zotimet e vjetra!”, ka shkruar Hoxhaj, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani propozon edhe liberalizimin e vizave për Kosovën
Lexo po ashtu Marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani propozon edhe liberalizimin e vizave për Kosovën

“Çfarë thanë tri parti gjermane (Socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët) në marrëveshjen e koalicionit qeveritar për Kosovën dhe Ballkanin, është e duhur dhe e pritur”.

Ai tutje shkruan se “sa i përket Kosovës, në program thuhet qartë se Gjermania kërkon heqjen e vizave për kosovarët dhe përkrah dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, mungon edhe diçka shumë e rëndësishme për Kosovën; e ardhmja e saj dhe e Ballkanit”.

“Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë, gjë që është një shqetësim serioz për Kosovën! Për më tepër, nuk thuhet asgjë për marrëveshjen obligative ligjore që duhet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila fillimisht ishte propozim gjerman në nivel evropian! Ishte Angela Merkel, e cila në vitin 2011 paraqiti tri kushte gjermane gjatë një takimi me Boris Tadiqin në Beograd! Ishte një delegacion i CDU-së nën udhëheqjen e Andreas Schockenhoffen, që paraqiti 12 kushtet gjermane për Serbinë në rrugën e integrimit evropian të saj”.

Hoxhaj thotë se ”thelbi i këtyre kushteve gjermane ishte arritja e marrëveshjes obligative ligjore. Kështu, njohja e Kosovës u vendos si kusht për Serbinë për anëtarësimin e saj në BE dhe qëndrimi gjerman u shndërrua në pozicion të përgjithshëm evropian që nga vitet 2011/2012”.

“Ky, është shqetësimi i madh dhe i vetëm që unë kam për qasjen e qeverisë së re në raport me dialogun! Në politikë të jashtme më me rëndësi është ajo çka nuk thuhet, sesa ajo çka thuhet!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori