Pagesa e rrymës në veri, KMDLNJ: Edhe sa milionë euro do t’i marrin nga taksat tona?
Nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më 16 nëntor 2021, Qeveria dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) kanë paguar për rrymën e shpenzuar në veri të vendit në vlerë prej 27.7 milionë euro.
Lidhur me këtë, ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), sipas të cilit një gjë e tillë paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut si dhe diskriminim në baza etnike.
KMDLNJ vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë diskriminim pozitiv vetëm duke u mbështetur në gjendjen ekonomike të qytetarëve, dhe në asnjë mënyrë në baza etnike. Ndërkohë që ka ftuar deputetët që ngritën kundër këtij diskriminimi.
“Kjo sipas KMDLNJ–së paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut si dhe diskriminim në baza etnike. Në një shtet ku, si vlera demokratike dhe qytetare proklamohen barazia para ligjit dhe politika e mosdiskriminimit, të ndodhë kjo që po ndodhë me faturat, është tepër e pamoralshme, e papranueshme dhe e dënueshme. Është e vërtetë se Qeveria aktuale e Kosovës, këtë dukuri diskriminuese e ka trashëguar nga qeveritë paraprake, mirëpo nuk mund dhe nuk duhet ta përdorë si arsyetim për mosveprim ndaj këtij aparteidi të drejtave civile dhe sociale që ua bënë qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
“Është e paturpshme, cinike dhe skajshmërisht e pamoralshme deklarata e një zyrtareje të lartë të shtetit se ‘me këto fatura po e paguajmë sovranitetin për atë pjesë të Kosovës…’, aq më parë që pikërisht përfituesit e këtij diskriminimi janë mohuesit më të mëdhenj të këtij sovraniteti, duke i shërbyer një shteti skajshmërisht armiqësor ndaj shtetit të Kosovës. A është e drejtë dhe e moralshme të shpërbleni mohuesit e sovranitetit të Kosovës duke ua vjedhur paratë kontribuuesve, ndërtuesve dhe mbrojtësve të sovranitetit të Kosovës?! Asnjë shtet dhe vend normal nuk do ta lejonte këtë e lëre më ta bëjë këtë”, vijon reagimi.
Sipas KMDLNJ-së, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë diskriminim pozitiv vetëm duke u mbështetur në gjendjen ekonomike të qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje