LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum demokratik

Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum demokratik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për mediumin online “Monocole” se në të ardhmen do të votonte pro një referendumi të bashkimit me Shqipërinë vetëm nëse do të prezantohej në formë demokratike.

Megjithatë, Kurti ka potencuar gjatë kësaj interviste se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati, dhe në ndonjë mandat të ardhshëm nuk do ta përjashtonte mundësinë për bashkim.


“Unë mendoj se nëse do të ekzistonin dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Unë jam zgjedhur kryeministër për të luftuar korrupsionin për të hapur vende pune për të rinjtë dhe gratë. Por në të ardhmen nuk do ta përjashtoja, sidoqoftë për stabilitet në rajon më e mira do të ishte nëse gjashtë vendet e Ballkanit të hynin në BE”, ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete por një komb, ne nuk e shpallem pavarësinë kundër Shqipërisë, por kundër Serbisë”, ka thënë Kurti.

Sidoqoftë, i pyetur se si do të votonte në ndonjë referendum të mundshëm për bashkim, ai tha se do të votonte për po, vetëm nëse prezantimi i referendumit vjen në formë demokratike.

“Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike”, deklaroi mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori