LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 në Gjermani: “Do të kemi Krishtlindje vërtet të tmerrshme,…!”, paralajmëron shefi i shëndetësisë

COVID-19 në Gjermani: “Do të kemi Krishtlindje vërtet të tmerrshme,…!”, paralajmëron shefi i shëndetësisë

Rastet me COVID-19 janë sërish në rritje në pjesë të ndryshme të Evropës pasi moti i ftohtë ka ndikuar në përhapjen e virusit.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, vendet në Kontinentin e Vjetër po përpiqen të frenojnë rritjen me mjete të ndryshme – nga futja e bllokimeve për të pavaksinuarit deri te kufizimi i qasjes në shërbime të caktuara, ose nxitja për një rritje të normave të vaksinimit.

Rreth 60% e njerëzve në Evropën Perëndimore janë plotësisht të imunizuar kundër COVID-19, por vetëm rreth gjysma e tyre janë të vaksinuar në Evropën Lindore.


Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi të martën (16 nëntor) se vdekjet nga coronavirusi në Evropë u rritën me 5% në javën e kaluar, duke e bërë atë rajonin e vetëm në botë ku u rritën vdekjet nga COVID-19.

Dhe njëri nga vendet që është duke u ballafaquar “furishëm” është Gjermania.

Kështu Dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë, Bundestagu votoi të enjten (18 nëntor) në favor të kufizimeve të reja për të frenuar një rritje të rasteve me coronavirus. Planet duhet të miratohen nga dhoma e lartë, Bundesrat.

Ato përfshijnë kufizime të reja në vendet e punës dhe transportin publik.

Njerëzit do të duhet të provojnë se janë të vaksinuar, të shëruar nga COVID-19 ose kanë rezultuar negativë për virusin në mënyrë që të kenë qasje.

Masat u propozuan nga tre partitë që priten të formojnë koalicionin e ardhshëm: Social Demokratët (SPD), liberalët dhe të gjelbërtit.

Më herët, autoritetet shëndetësore lëshuan një paralajmërim të ashpër pasi 65,371 raste të reja u raportuan në një ditë të vetme, duke konfirmuar një tendencë rritëse që ekspertët kanë paralajmëruar prej javësh.

“Aktualisht po shkojmë drejt një emergjence serioze”, ka thënë Lothar Wieler, drejtor i Institutit Robert Koch, agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjeve. “Ne do të kemi një Krishtlindje vërtet të tmerrshme nëse nuk marrim kundërmasa tani”.

Ai bëri thirrje për një rritje të ndjeshme të normave të vaksinimit në shumë mbi 75%, nga 67.7% që është aktualisht. Në disa rajone gjermane normat janë deri në 57.6%.

Wieler kërkoi gjithashtu mbylljen e bareve dhe klubeve, dhënie fund të ngjarjeve me shkallë të gjerë të njerëzve dhe që shumë vende të tjera të kufizohen për ata me vaksinë ose certifikata rikuperimi.

Ndërkohë, vala e katërt e COVID-19 po godet Gjermaninë me “fuqi të plotë”, tha Angela Merkel të mërkurën, duke e përshkruar pandeminë si “dramatike” në një takim me drejtuesit e qytetit gjerman.

Ndërsa ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u ka bërë thirrje mjekëve që të mos jenë shumë të rreptë për të pritur të paktën gjashtë muaj përpara se t’u japin pacientëve vaksinën përforcuese.

Apelet vijnë disa ditë pasi Brandenburgu, i cili përfshin Berlinin, u bë i fundit nga disa prej shteteve federale të vendit që ndaloi njerëzit e pavaksinuar – edhe nëse ata rezultuan negativë për COVID-19 – nga qasja në restorante, muze dhe ambiente të tjera publike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kalo në kategori