Ka vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës ku po vazhdon debati lidhur me projektin e gazsjellësit amerikan. Sërish ky debat ka shkaktuar përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka thënë se projekti nuk është pezulluar.
“Këtu u tha që nuk kemi numra dhe studime, dhe kjo është arsyeja pse nuk ka pasur avancim më tutje në këtë projekt sepse nuk kaq pasur studim. Nuk mundemi paushall me ec me një projekt. Keni thënë janë humbur 200 milionë, del ministrja thotë që nuk janë hup janë ridestinu janë marrë vesh edhe vetë MCC qata amerikanët që ju po i thirrni z.Haradinaj ka dalë kanë thanë që janë ridestinu, ti del e vazhdon me keqinterpretua”, ka thënë Basha.
Ai ka shtuar se Qeveria ka me ardhë me një strategji për këtë çështje.
“Është koha për vlerësim, duhet me vlerësua se cilat janë alternativat më të mira. Krejt debatin nuk e keni pru për gazin, se problemi i energjisë është që 20 vjet ju jeni kanë në qeveri e kishit zgjidh deri tash por është problemi se dëshironi me etiketu dikë si antiamerikan”
Basha më tej ka thënë se në Kosovë ekziston “sindromi Grenell”, dhe se me këtë vuajnë partitë opozitare.
“Kosova e ka sindromin Grenell që e vuajnë komplet partitë opozitare. Nuk fitohet pushteti tu e shajt Qeverinë e tu e mbështet Grenellin. Duheni me kuptu që Grenelli është qytetarë i thjeshtë, nuk keni nevojë me u tut prej tij. Ai nuk është më në Shtëpinë e Bardhë, me u bo me Grenellin nuk bëheni me Amerikën, ai ka punu kundër Kosovës, e dini që ai është tu festu e tu u pagu prej Beogradit. Nuk bënë me vepru çka thotë Grenelli. Nuk jemi këtu mi mbrojt interesat e Grenellit por të qytetarëve të Kosovës. I ka lanë me trauma do Grenelli këtu. Sa herë vjen në Kosovë ua shtin ethet, ata mesazhet që jau ka qu 7,6,5 mos u tutni se nuk vijnë më prej tij. Në Shtëpinë e Bardhë tash është Biden”, tha Basha.
Pas kësaj ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Se kom dit që keni shumë qesi të mençur në VV, jau zbulova edhe një. Përpos atij “Miss Gjyshja” e “Akademik Bahtiri” e paskit edhe qeta edhe ky koka njëfar mosvet. Përbesë pe kuptoj pse qenka ky rezultat në Prizren, nëse niveli i tij ju përfaqëson në Prizren kuku për juve. Nuk kam çfarë i them këtij sepse niveli i tij nuk meriton asgjë”, tha Haradinaj.
Deputeti Basha i replikoi sërish Haradinajt.
“Ti po del po më vlerëson mu për të mençur. Në krahasim me ty unë njëherë e kom kry fakultetin pastaj kam hyrë në politikë. Ti ke hyrë njëherë në politik e pastaj tu ka kujtu se duhesh me i kry shkollat. 200 milionë të Amerikës kanë me ardh në Kosovë, e 54 milionë të Bechtel Enka kurrë s’kemi me mujt mi kthy”, tha Basha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City