Gjatë panairit Solutrans në Lyon, Jarlath Sweeney, kryetar i jurisë IVOTY, i dhuroi kompanisë Renault, çmimin “Furgon i Vitit’ 2022 për furgonin e ri Kangoo.
Juria e përbërë nga 24 gazetarë kryesorë të specializuar në automjetet komerciale, industriale dhe të transportit, vendosi furgonin e fundit të Renault përballë 14 automjeteve të lehta komerciale nga 11 marka të ndryshme që ishin nxjerrë në treg muajt e fundit.
Për jurinë IVOTY, kriteri kryesor për çmimin Ndërkombëtar të furgonit të vitit është kontributi i automjeteve në efikasitetin, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe standardet mjedisore të sektorit të automjeteve të lehta komerciale.
Kjo është hera e katërt që një automjet Renault komercial ka fituar çmimin IVOTY: Master (1998), Trafic (2002), dhe Kangoo ZE (2012).
Furgoni i ri Kangoo, furgon inovativ
Furgoni Kangoo krejt i ri, synon kryesisht flotat e korporatave, tregtarët dhe pronarët e bizneseve me kërkesa të larta në kërkim të një automjeti të personalizuar që krenohet me teknologjinë dhe inovacionin më të fundit për t’iu përshtatur nevojave të biznesit të tyre.
Ky forgon ka një brendësi moderne, e rafinuar dhe ergonomike me rehati të përmirësuar termike dhe akustike, 60 litra hapësirë ruajtëse dhe ndenjëse opsionale për deri në tre të rritur në kabinë.
Ky konfigurim do të thotë se kabina mund të shndërrohet në një zyrë të lëvizshme duke palosur mbështetësen qendrore.
Ky furgon vjen me një gamë të ndryshme motorësh si me naftë ashtu edhe me benzinë.
Një model elektrik i furgonit Kangoo krejt i ri do të jetë i disponueshëm në pranverën e 2022, me një version të gjatë që do të vijë më vonë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Hondas dhe Sonyt për veturat elektrike
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit