LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Nëse SHBA rrit normat e vaksinimit, COVID-19 mund të reduktohet nga emergjenca pandemike në status endemik deri në vitin tjetër

Fauci: Nëse SHBA rrit normat e vaksinimit, COVID-19 mund të reduktohet nga emergjenca pandemike në status endemik deri në vitin tjetër

Anthony Fauci, zyrtari më i lartë publik për sëmundjet infektive në SHBA, tha të martën se nëse Amerika rrit më tej normat e vaksinimit dhe ata tashmë të vaksinuar marrin doza përforcuese është e mundur që COVID-19 mund të reduktohet nga një emergjencë pandemike në status endemik vitin e ardhshëm.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, më shumë se 70 për qind e të rriturve në SHBA janë plotësisht të vaksinuar. Fauci potencoi se nëse më shumë amerikanë marrin vaksinat dhe nëse SHBA-ja vë në dispozicion dozat shtesë për të gjithë, vendi mund të marrë kontrollin e virusit deri në pranverën e vitit 2022.

Por me parashikimin e tij, Fauci, drejtor i Insitutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden, po pranonte atë që ekspertët tani besojnë gjerësisht: që COVID-19 nuk mund të eliminohet dhe ka gjasa të bëhet endemik, që do të thotë se do të jetë gjithmonë i pranishëm në popullatë në një farë mase, sikurse gripi ose lija e dhenve.


“Për mua, nëse dëshironi që të arrini deri në nivelin endemik, atëherë duhet të punoni në uljen e nivelit të infeksionit sa që nuk do të ketë më ndikim në shoqëri, në jetën tuaj apo edhe në ekonominë tuaj”, tha Fauci.

Në trend Botë

Më shumë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Kalo në kategori