LAJMI I FUNDIT:

Deklarata befasuese e Roberto Carlosit për Shakhtarin: Mund të shkojnë deri në finale të Ligës së Kampionëve

Deklarata befasuese e Roberto Carlosit për Shakhtarin: Mund të shkojnë deri në finale të Ligës së Kampionëve

Roberto Carlos, foli për perspektivat e rritjes së Shakhtar Donetsk, që drejtohet aktualisht nga trajneri italian Roberto De Zerbi, e cila prej vitesh ka rekrutuar gjithmonë shumë lojtarë me origjinë nga Brazili.

Legjenda e futbollit mori vëmendjen më të madhe në atë që ai e sheh skuadrën katalunase si finaliste në Ligën e Kampionëve.


“Unë shikoj shumë ndeshje të Shakhtarit. Ka shumë brazilianë atje, mes tyre janë miqtë e mi. Për shembull Dentinho, me të cilin kemi luajtur së bashku te Corinthians. Dodo dhe Tete janë gjithashtu lojtarë të shkëlqyer”, deklaroi fillimisht Carlos.

“Jam shumë i lumtur që Shakhtar i kthen sytë nga Brazili çdo herë në kërkim të lojtarëve të rinj. Atje gjejnë klubin e duhur talentët e rinj brazilianë. Janë 13 brazilianë te Shakhtar, nëse nuk gabohem. Më duhet të përgëzoj presidentin për nënshkrimin e lojtarëve kaq të mrekullueshëm”.

“Shakhtar ka bërë përparim të madh në të gjitha turnetë ku merr pjesë. Ky është një ekip që i jep shumë futbollit ukrainas. Është gjithashtu e dobishme për rivalët si Real Madridi të takohen me kësi ekipesh. Dhe kjo është padyshim e dobishme për Shakhtarin, pasi ka një mundësi unike për të fituar përvojë ndërkombëtare”.

“Siç e shoh unë, Shakhtar është skuadra që mund të arrijë në gjysmëfinale apo edhe në finalen e Ligës së Kampionëve në të ardhmen e afërt. Për ta bërë këtë, i duhet të luajë kundër rivalëve si Real Madridi”, ka shtuar më tej Carlos.

Shakhtari në edicionin e kaluar befasoi Real Madridin, duke e mposhtur si jashtë, ashtu edhe brenda, mirëpo në këtë edicion Los Blancos ishin më të vëmendshëm ndaj tyre.

Ky edicion për skuadrën ukrainase nuk ka qenë edhe aq i frytshëm në garën më të madhe për klube në Evropë, pasi në katër ndeshje të zhvilluara – kanë arkëtuar vetëm një pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori