LAJMI I FUNDIT:

Borrell: Situata në Ballkanin Perëndimor “jo aq e mirë”

Borrell: Situata në Ballkanin Perëndimor “jo aq e mirë”

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se situata në Ballkanin Perëndimor “nuk është edhe aq e mirë”.

Borrell i bëri komentet në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, ku situata në këtë rajon – veçanërisht në Bosnje e Hercegovinë dhe në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi – pritet të jetë temë diskutimi.

Ai tha se në Bosnje e Hercegovinë ka tendenca që rrezikojnë unitetin e këtij vendi dhe pengojnë përparimin e tij në rrugën drejt integrimeve evropiane.


Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi tha se raportet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në nuk janë vetëm rreth zgjerimit, por kanë të bëjnë edhe me përshtatjen e politikës së tyre të jashtme me atë të BE-së.

Duke folur po ashtu në prag të takimit, Varhelyi tha se zgjerimi mbetet vegla kryesore e BE-së për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ai tha se pret që tani, pas zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari, të ketë lëvizje të shpejta pozitive në terren, që do të mundësonin nisjen e negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së dhe midis Shqipërisë dhe BE-së.

“Ne jemi të gatshëm për këtë dhe akoma shpresoj se kjo mund të ndodhë para fundit të këtij viti”, tha Varhelyi.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave, por kjo është bllokuar në Këshillin Evropian – në rastin e Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria. Kjo, pastaj, ka ndikuar që të mos nisin negociatat as me Shqipërinë.

Varhelyi paralajmëroi edhe zbatimin e shpejtë të planit për investime në Ballkanin Perëndimor.

Në prag të këtij takimi, nga shërbimet e BE-së është përgatitur edhe një dokument për situatën në Ballkanin Perëndimor, si bazë për diskutimet e sotme.

Në të thuhet se në disa pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, situata politike paraqet “sfidë në rritje”.

“Në Bosnje e Hercegovinë është thelluar kriza politike dhe dominojnë retorika dhe veprime përçarëse. Ka pasur kthim të tensioneve dhe incidente në veri të Kosovës. Ndasitë ndërpartiake kanë vazhduar ta destabilizojnë dhe paralizojnë sistemin politik në Mal të Zi. Mospajtimet mes partnerëve nga Ballkani Perëndimor janë duke mbajtur peng implementimin e integrimeve rajonale”, thuhet mes tjerash në këtë dokument.

Në takim pritet të diskutohet edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas burimeve të BE-së, “nuk ka pasur përparim në muajt e fundit”. Burimet e BE-së thonë se Brukseli pret që palët në dialog të përqendrohen te zbatimi i marrëveshjeve të mëhershme, përmes hapave konkretë.

Po ashtu, kërkohet që të ketë një mbështetje të madhe nga shtetet anëtare për përpjekjet e Borrellit dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në ndërmjetësimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

“Palët duhet të inkurajohen që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të dëshmojnë rezultate pozitive, përfshirë edhe rreth marrëveshjeve rajonale që lidhen me tregun e përbashkët rajonal, dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe retorika përçarëse, sidomos kur është fjala për veriun e Kosovës”, thuhet në dokument.

Të martën, në Bruksel pritet të zhvillohet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Sipas burimeve të BE-së, temat e diskutimeve do të jenë të lidhura pikërisht me zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme, por edhe me vazhdimin e dialogut në nivel të lartë. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori