LAJMI I FUNDIT:

COVID-19 në Gjermani: Shkalla e incidencës shkon në mbi 300 për herë të parë

COVID-19 në Gjermani: Shkalla e incidencës shkon në mbi 300 për herë të parë

Gjermania ka regjistruar një normë rekord të infeksioneve të reja me COVID-19 gjatë javës së kaluar, sipas shifrave të publikuara të hënën.

Numri i rasteve të reja për 100,000 njerëz në shtatë ditët e fundit arriti në 303, treguan të dhënat më të fundit nga Instituti Robert Koch i sëmundjeve infektive (RKI), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo siç thuhet më tej, është hera e parë që norma ka tejkaluar shifrën 300 që nga fillimi i pandemisë dhe vjen vetëm një javë që nga një kërcim i paprecedentë në mbi 200.


Ndërkohë bëhet e ditur se vetëm 67.5% e popullsisë së Gjermanisë është plotësisht e vaksinuar.

Varianti delta shumë ngjitës është përhapur në popullatën e pavaksinuar pas rënies së temperaturave që kanë bërë që njerëzit të qëndrojnë brenda. /Telegrafi/