LAJMI I FUNDIT:

Nga rreth 11 mijë vota diferencë në raundin e parë mes Vitisë e Ramës – si u përmbys rezultati në Prishtinë në balotazh

Nga rreth 11 mijë vota diferencë në raundin e parë mes Vitisë e Ramës – si u përmbys rezultati në Prishtinë në balotazh

Zgjedhjet lokale 2021 në të mbajtura më 17 tetor dhe raundi i dytë i tyre i mbajtur më 14 nëntor, sollën përmbysje të rezultateve.

Përmbysje e rezultatit krahasuar nga raundi i parë i zgjedhjeve pati në kryeqytet, ku kandidati i LDK-së, Përparim Rama në raundin e dytë mposhti kandidatin e LVV-së, Arben Vitia i cili në raundin e parë ishte i pari.


Rezultati në raundin e parë/ Burimi: KQZ

Në raundin e parë diferenca e votave mes Vitisë dhe Ramës ishte 10 mijë e 769, diferencë kjo të cilën Rama e përmbysi në balotazhin që u mbajt dje.

Arben Vitia në raundin e parë kishte marrë 35,243 vota apo 42.26% kurse Përparim Rama kishte marrë 24,474 vota apo 29.34%, shkruan Telegrafi.

E në raundin e dytë nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, diferenca e votave mes këtyre dy kandidatëve është 1,701 vota.

Rezultati në raundin e dytë/ Burimi: KQZ

Nga këto rezultate, Përparim Rama i LDK-së ka dalë fitues me 40,659 vota apo 51.07% kurse Arben Vitia ka marrë 38,958 apo 48.93%.

Në këto zgjedhje LDK ka fituar në shtatë komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Junik, Istog, Pejë dhe Lipjan.

Kurse, LVV ka fituar vetëm katër komuna: Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori