LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet pjesa e parë mes Greqisë dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë mes Greqisë dhe Kosovës

Greqia ka shkuar në pushimin e pjesës së parë me epërsi 1-0 ndaj Kosovës, në takimin që po luhet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022.

Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar portën e grekëve qysh në minutën e shtatë, por Milot Rashica nuk gjuajti saktë.

Vendasit filluan të këndellen, duke krijuar disa aksione të mira, mirëpo mbrojtja e Kosovës ishte e vëmendshme.


Valon Berisha përmes disa goditjeve nga këndi shpresonte të gjente ndonjë bashkëlojtar, por që ishte i pafat.

Greqia më pas doli më shumë përpara, derisa anëtari i Liverpoolit, Tsimikas lëshoi një goditje, por që ishte jashtë.

Vendasit ia dolën të thyenin mbrojtjen tonë, duke shënuar në minutën e 44-të me anë të Georgios Masouras.

Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë lojën e hapur që po luhet. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore