LAJMI I FUNDIT:

Man City do të ringjallë në janar interesimin për Harry Kane

Man City do të ringjallë në janar interesimin për Harry Kane

Manchester City është i gatshëm të provojë transferimin e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane, në afatin kalimtar të janarit.

Kane ishte njëri nga më të kërkuarit e Cityt në afatin e fundit kalimtar të transferimeve të verës, por një kalim në Etihad dështoi.


Sulmuesi anglez bëri presion për një transferim te City gjatë verës, por Tottenhami refuzoi të shiste kapitenin e Anglisë.

Tuchel: Ne e përcollëm Harry Kane, mendova se po i bashkohej Man Cityt
Lexo po ashtu Tuchel: Ne e përcollëm Harry Kane, mendova se po i bashkohej Man Cityt

Megjithatë, sipas mediumit ESPN, klubi që drejtohet nga Pep Guardiola është gati të ringjallë në janar interesimin e tyre për sulmuesin e Tottenhamit.

Kryetari i Spurs, Daniel Levy e siguroi trajnerin e ri Antonio Conte se Kane mund të jetë pjesë e planeve të tij afatgjata pas ardhjes së tij në fillim të nëntorit, por një ofertë e konsiderueshme nga City në janar mund ta shtyjë atë të ndryshojë mendje.

Çdo transferim i mundshëm i golashënuesit të lindur anglez do t’i kushtonte ‘Qytetarëve’ mbi 100 milionë funte apo 120 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori