LAJMI I FUNDIT:

Shefi i OBSH-së: Doza përforcuese për vendet e zhvilluara është një skandal

Shefi i OBSH-së: Doza përforcuese për vendet e zhvilluara është një skandal

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kritikuar vendet me vaksinime relativisht të larta për përdorimin e dozave përforcuese, ndërsa vendet e varfra po përpiqen të marrin fare vaksina.

“Një dozë e tretë ose vaksinimi i fëmijëve nuk ka kuptim, ndërkohë që profesionistët mjekësorë dhe njerëzit me rrezik të shtuar të sëmundjeve serioze në vendet e varfra janë ende duke pritur për dozën e parë”, tha Tedros në Gjenevë.

Në vendet e pasura ka shumë më tepër doza të treta sesa doza të para në ato të varfra.


“Përveç kësaj, vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit vazhdojnë të ruajnë më shumë vaksina kundër COVID-19, ndërsa vendet e varfra vazhdojnë të presin. Çdo ditë, administrohen gjashtë herë më shumë doza përforcuese globalisht sesa dozat e para në vendet e varfra. Ky është një skandal. që tani duhet të ndalet”, theksoi ai.

Sipas OBSH-së, nevojiten edhe 550 milionë doza të tjera për të arritur qëllimin e vaksinimit të 40 për qind të popullsisë në çdo vend të botës deri në fund të vitit. Kjo sasi mund të prodhohet në dhjetë ditë, sipas agjencisë së OKB-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori