LAJMI I FUNDIT:

Rekord i ri ditor i emigrantëve që kaluan Kanalin Anglez – Britania akuzon Francën

Rekord i ri ditor i emigrantëve që kaluan Kanalin Anglez – Britania akuzon Francën

Rreth 1,000 njerëz kaluan Kanalin Anglez me varkë për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar, një rekord i ri i emigrantëve në një ditë të vetme.

Pesë varka shpëtimi dhe katër anije të Forcave Kufitare shoqëruan grupe për në Dover pasi një periudhë të motit të butë, i cili e bëri udhëtimin më pak të rrezikshëm.


Kriza me emigrantët në kufirin Bjellorusi-Poloni: Cilat rrugë po i ndjekin dhe çfarë po bën BE-ja
Lexo po ashtu Kriza me emigrantët në kufirin Bjellorusi-Poloni: Cilat rrugë po i ndjekin dhe çfarë po bën BE-ja

Një burim i Whitehall akuzoi Francën për humbjen e kontrollit të situatës, raporton bbc.

Zyra e Brendshme tha se britanikët nuk donin të shihnin njerëz të vdisnin në Kanal, pasi bandat e pamëshirshme përfitonin, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 23,000 njerëz kanë bërë kalimin nga Franca në Britani me varkë deri më tani këtë vit, një rritje e mprehtë me 8,404 në 2020 – dhe shumë më tepër se në vitet para pandemisë, kur shumica e azilkërkuesve mbërritën me aeroplan, traget ose tren.

Rreth 98 për qind e njerëzve që mbërrijnë në shtetin britanik përmes Kanalit aplikojnë për azil. Por kërkesat e përgjithshme për azil ranë në muajt pasi udhëtimi global ishte i kufizuar për shkak të COVID-19 dhe numrat mbeten pak më të ulët se përpara pandemisë.

Erdogan kërcënon Greqinë: Çfarë do të bëni nëse hapim dyert për pesë milionë refugjatë
Lexo po ashtu Erdogan kërcënon Greqinë: Çfarë do të bëni nëse hapim dyert për pesë milionë refugjatë

Në vitin 2019, kishte 35,737 kërkesa për azil, të cilat ranë në 29,815 në 2020. Shifrat për gjysmën e parë të 2021 tregonin 14,670 aplikime.

Vitet e fundit, kërkesat për azil në Britaninë e Madhe arritën kulmin gjatë krizës evropiane të migracionit të viteve 2015-2016. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori