LAJMI I FUNDIT:

Howe flet për transferimet e mundshme të janarit te Newcastle United

Howe flet për transferimet e mundshme të janarit te Newcastle United

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe këmbëngul se është shumë herët për të marrë në konsideratë planet e tregut të transferimeve të janarit.

Përforcimet do të nevojiten në janar te Newcastle, por Howe është thjesht i fokusuar në nëntë ndeshjet nga tani deri në hapjen e afatit kalimtar të mes-sezonit.

“Mendimi im i menjëhershëm për të ardhur këtu ishte, ‘Gjëja e fundit për të cilën dua të flas është janari’. E them sinqerisht”, ka thënë fillimisht Howe në konferencën e tij për shtyp në St James’ Park.


Newcastle nis epokën e re me Eddie Howe në postin e trajnerit
Lexo po ashtu Newcastle nis epokën e re me Eddie Howe në postin e trajnerit

“Unë nuk do të thosha se nuk është fare në mendimet e mia. Padyshim që do të ketë njerëz të ndryshëm që kanë bërë një punë të caktuar që çdo klub futbolli duhet të përgatitet për afatet kalimtar të transferimeve dhe situata të ngarkuara, por mendimi im është të marr më të mirën nga lojtarët që kemi tani”.

“Ne kemi kaq shumë ndeshje nga tani deri në janar. Kur jam jashtë dhe po shikoj dhe po shoh raporte që lidhin Newcastle me këtë lojtar, atë lojtar, kjo nuk u bën aspak mirë lojtarëve aktualë”.

“Ne duhet të jemi të bashkuar si një klub futbolli për të pasur sukses dhe unë ju bëj thirrje që të mos spekuloni shumë. E di që është puna juaj, por për mua, është skuadra këtu dhe tani është fokusi im kryesor”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori