LAJMI I FUNDIT:

Xavi po bën gjashtë ndryshime të mëdha që nga emërimi i tij si trajner i Barcelonës

Xavi po bën gjashtë ndryshime të mëdha që nga emërimi i tij si trajner i Barcelonës

Xavi do të bëjë gjashtë ndryshime të mëdha në Barcelonë në një përpjekje për ta rikthyer klubin në garë për titullin e La Ligës.

Legjenda e Barçës u konfirmuar zyrtarisht si trajneri i ri i klubit të hënën dhe ka vendosur standardet që pret në Camp Nou.


“Ne duhet të fillojmë me rregulla të reja që do të jenë strikte. Nuk është çështje të jemi të ashpër, është të kemi norma”, deklaroi ai.

Si mund të duket Barcelona e Xavit me dy transferime në janar
Lexo po ashtu Si mund të duket Barcelona e Xavit me dy transferime në janar

“Kur kishim norma në dhomat e zhveshjes gjërat ishin të mira, kur jo, shkoi keq. Pra, duhet të kemi rregull. Të jemi profesionistë”.

“Është një projekt afatmesëm dhe afatgjatë, por ne do të duhet të punojmë shumë për të gjetur rezultatet. Pritshmëria dhe kërkesa do të jenë më të lartat. Asnjë justifikim nuk do të bëhet apo pranohet”.

Mediumi spanjoll Directo Gol ka renditur gjashtë kërkesa strikte që Xavi do t’i zbatojë në dhomën e zhveshjes.

"Xavi e pëlqen shumë" - lojtari 29-vjeçar i Al Sadd pritet të jetë transferimi i parë i spanjollit te Barcelona
Lexo po ashtu "Xavi e pëlqen shumë" - lojtari 29-vjeçar i Al Sadd pritet të jetë transferimi i parë i spanjollit te Barcelona

Gerard Pique tani është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar me Spanjën, por kjo nuk e ka penguar mbrojtësin t’i hipte avionit dhe të shkonte nëpër botë sa herë që kishte një pauzë në pjesën e klubit.

34-vjeçari është i njohur për dashurinë e tij për tenisin, duke bërë më parë fluturime të gjata në Shtetet e Bashkuara për të parë finalen e US Open në Nju Jork, si dhe në Shangai.

Por, Xavi është i vendosur të kufizojë aktivitetet e Piques në një nga këto gjashtë kërkesa të skuadrës së tij.

Xavi zbulon mesazhin që pranoi nga Messi derisa arriti marrëveshjen me Barcelonën
Lexo po ashtu Xavi zbulon mesazhin që pranoi nga Messi derisa arriti marrëveshjen me Barcelonën

Legjenda katalanase gjithashtu do ta vendosë skuadrën në ritmet e saj me më shumë orë në fushën e stërvitjes dhe dëshiron të mbajë një kontroll më të rreptë të profileve të mediave sociale të lojtarëve të tij.

Ai gjithashtu është vendosur të ndalojë këdo që të ndërmarrë seanca stërvitore personale dhe të rinovojë shërbimet mjekësore që ofrohen për lojtarët e tij, duke u siguruar që ata të jenë të fokusuar vetëm brenda hapësirave të klubit.

Dhjetë mesazhet kryesore të Xavit në prezantimin e tij në Barcelonë
Lexo po ashtu Dhjetë mesazhet kryesore të Xavit në prezantimin e tij në Barcelonë

Së fundi, ai do të zbatojë një stil që “nuk është i negociueshëm”.

Xavi  e fillon aventurën e tij kur Barça përballet me Espanyolin në ‘Derbi Barceloní’ më 20 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori