LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë mesazhet kryesore të Xavit në prezantimin e tij në Barcelonë

Dhjetë mesazhet kryesore të Xavit në prezantimin e tij në Barcelonë
(Foto: Twitter/B/R Football)

Xavi Hernandez tashmë është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës dhe, në komentet e tij të para në krye të klubit, mund të gjejmë 10 mesazhe kyçe.

Tifozët Blaugranas janë të emocionuar për ardhjen e ish-mesfushorit dhe pritshmëritë ndaj tij janë të mëdha. Megjithatë, njeriu nga Terrassa duket se po shijon momentin dhe është po aq entuziast sa kushdo për këtë sfidë të re.


10,000 tifozët që u mblodhën në prezantimin e tij në Camp Nou, do të shpresojnë se Xavi mund të ringjallë diçka nga e kaluara gjithashtu.

Si mund të duket Barcelona e Xavit me dy transferime në janar
Lexo po ashtu Si mund të duket Barcelona e Xavit me dy transferime në janar

41-vjeçari e ka ëndërruar këtë moment, pasi është lidhur me punën në disa raste kur nuk ka qenë koha e duhur, as për të, as për klubin, por tani ai shfaqet gati dhe vjen me ide të qarta.

Mesazhet kryesore që ai tha gjatë prezantimit:

"Xavi e pëlqen shumë" - lojtari 29-vjeçar i Al Sadd pritet të jetë transferimi i parë i spanjollit te Barcelona
Lexo po ashtu "Xavi e pëlqen shumë" - lojtari 29-vjeçar i Al Sadd pritet të jetë transferimi i parë i spanjollit te Barcelona

Xavi në angazhim

“Unë do të jap gjithçka që kam që kjo të funksionojë”.

Xavi për mentalitetin

“Barcelona nuk mund të kënaqet me barazimin apo humbjen. Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje”.

Xavi deklarohet në prezantimin e tij te Barcelona: Rikthehemi aty ku na takon
Lexo po ashtu Xavi deklarohet në prezantimin e tij te Barcelona: Rikthehemi aty ku na takon

Xavi për filozofinë

“Dua të bind lojtarët se kjo është mënyra më e mirë për të arritur rezultate”.

Xavi për Pep Guardiolën

“Të krahasohesh me [Guardiolën] është një arritje për gjithçka që ai ka bërë. Ai është një model për mua, më i miri në botë”.

Xavi zbulon mesazhin që pranoi nga Messi derisa arriti marrëveshjen me Barcelonën
Lexo po ashtu Xavi zbulon mesazhin që pranoi nga Messi derisa arriti marrëveshjen me Barcelonën

Xavi në lëndime

“Ne jemi të shqetësuar për lëndimet. Ne duhet ta zgjidhim atë, të shohim se cili është problemi dhe të gjejmë zgjidhje”.

Xavi në disiplinë

“Kur kemi pasur rregulla, na kanë shkuar mirë. Dhe kur nuk kemi, na shkon keq. Duhet t’i imponojmë dhe t’i ndjekim, nuk ka rrugë tjetër”.

Formacioni bazë dhe bankina - a mundet Barcelona e Xavit t'i fitojë të gjithë trofetë?
Lexo po ashtu Formacioni bazë dhe bankina - a mundet Barcelona e Xavit t'i fitojë të gjithë trofetë?

Xavi në presion

“Unë jam këtu për të ndihmuar dhomën e zhveshjes. Është e vështirë të jesh lojtar i Barcelonës”.

Xavi në atmosferë

“Këtu, humbja apo barazimi nuk mjafton. Këtu, kur humbim ose barazojmë, është si një funeral”.

La Liga do të shqyrtojë detajet e vogla të 'Operacionit Xavi'
Lexo po ashtu La Liga do të shqyrtojë detajet e vogla të 'Operacionit Xavi'

Xavi ndaj Ousmane Dembele

“Rinovimi i Dembeles është një prioritet, ai mund të jetë më i miri në botë në pozicionin e tij”.

Xavi për veteranët

“Veteranët, siç i njoh unë, do të jenë ata mbi të cilët mbështetem më shumë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori