LAJMI I FUNDIT:

Xavi deklarohet në prezantimin e tij te Barcelona: Rikthehemi aty ku na takon

Xavi deklarohet në prezantimin e tij te Barcelona: Rikthehemi aty ku na takon

Xavi Hernandez rikthehet në shtëpi pas gjashtë vitesh. Një ditë historike për tifozët e Barcelonës, pasi ish-kapiteni i skuadrës merr drejtimin e ekipit, duke u zyrtarizuar në stolin e katalanasve.

Një nga lojtarët më të mirë në historinë e Barcelonës merr kështu detyrën duke pasuar Sergi Barjuan, që zëvendësojë holandezin Ronald Koeman i cili u shkarkua më 27 tetor. Ish trajneri i Al Sadd, klub në të cilin qëndroi për dy sezone, me 7 trofe të koleksionuar në CV si trajner në Katar.

Xavi u prezantua ditën e sotme në Camp Nou, përpara një numri të konsiderueshëm tifozësh të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit, duke vertëtuar se populli blaugrana beson te ai. 41 vjecari u prezantua nga presidenti, Joan Laporta dhe në sfond me himnin e Barcelonës, ai shfaq i lumtur, cka pasqyrohej edhe në sytë e tij.

“Fillimisht dua të falenderoj klubin për besimin dhe jam këtu për të bërë mirë, për të fituar dhe për të rikthyer skuadrën aty ku e meriton. Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu, në shtëpi, në klubin më të madh në botë. Do provojmë të ringrihemi shumë shpejtë, të fitojmë cdo ndeshje dhe të rikthejmë troftë, këtu në këtë stadium” ishin fjalët e para të Xavi-t i cili ishte i pranishëm në prezantim së bashku me familjen e tij.

Pas fjalimit të shkurtër, Laporta dhe Xavi u zhvendosën drejt firmës zyrtare që e lidhë atë për 2 vite me Barcelonën me opsion rinovimi.

“Xavi mirë se erdhe në shtëpi. Jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar që je këtu”.

Pritshmëritë te Xavi janë të mëdha, edhe pse vjen në një moment shumë të vështirë, ndoshta më i vështiri si në aspektin sportiv, po ashtu edhe në atë ekonomik në kohët e fundit. Xavi është një personalitet i dashurë në Barcelonë, i cili ka në ADN-ën e tij filozofinë e Cruyff dhe po ashtu ishte regjisori i skemave të Pep Guardiolës, ndaj tifozët, lojtarët dhe klubi ëndërrojnë dhe besojnë të Xavi i cili shihet si njeriu i duhur për të ringritur klubin. Të gjithë tashmë janë në pritje për ditë më të mira dhe për të lënë pas këtë situatë të vështirë, por koha dhe rezultat do ta tregojnë ndikimin e Xavi-t te Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Fabrizio Romano zbulon se agjenti i Bruno Fernandesit u takua me 'klubet më të mira evropiane'

Fabrizio Romano zbulon se agjenti i Bruno Fernandesit u takua me 'klubet më të mira evropiane'

Premier League
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
“Lamine Yamal është më i mirë se Mbappe”, ish-trajneri shpjegon arsyen pse

“Lamine Yamal është më i mirë se Mbappe”, ish-trajneri shpjegon arsyen pse

Ndërkombëtare
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

Shefi i Dortmundit me deklaratë bombastike: Reali ka paguar më shumë se 103 milionë euro për Bellingham

La Liga
Kalo në kategori