Amerika nuk e ftoi Kosovën në Samitin e Demokracisë, por shteti ynë do të përfaqësohet në një forum të ngjashëm në Paris të Francës.
Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që do të mbahet në Paris nën patronatin e presidentit francez Emanuel Macron.
Zyra e Kryeministrit për RTV Dukagjinin ka thënë se Kurti do të jetë pjesëmarrës në diskutime gjatë të enjtes dhe të premtes mes 450 pjesëmarrësve nga 130 shtete.
Ligjëruesi nga Universiteti i Parisit Nezir Kraki e vlerëson të rëndësishëm pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës.
“Është mirë që është ftuar në këtë forum edhe Kosova. Kurti duhet ta shfrytëzojë këtë rast dhe të takoj sa më shumë njerëz publik e privat. Të takojë firma të mëdha e të mesme në mënyrë që në Kosovë të investohet sa më shumë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Nezir Kraki.
Nikoqiri i këtij takimi është ndër skeptikët më të mëdhenj sa i përket liberalizimit t5ë vizave për Kosovën.
Sipas profesorit Dritëro Arifi Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë rast për t’ia ndryshuar Francës mendimin për liberalizimin e vizave.
“Franca është çelësi i vizave për Kosovën. Nëse Franca ndryshon qëndrim, atëherë vende më të vogla si Holanda e të tjera nuk besoj se kanë guxim t’i thonë jo Francës”.
Sesioni i parë i këtij forumi është mbajtur në vitin 2018./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251