Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.
Sipas Molliqajt, Qeveria e Kosovës është e rrezikshme dhe antidemokratike, transmeton Telegrafi.
Molliqaj këtë reagim e ka bërë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Krejt dhe Drejt nuk është demokraci. Qeveria e Kosovës është e rrezikshme dhe thellësisht antidemokratike. Do të ishte kështu edhe po të ftohej në Samitin e Demokracisë. Dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe do të ftohet nga amerikanët. Po pati përputhje agjendash, Kurti do të mbështetet nga ShBA, por kjo nuk do ta bëjë demokrat. Ani pse, mungesa e ftesës duhet pa si simptomë për tu marrë seriozisht”, ka thënë ai.
Molliqaj konsideron se “kritika për mungesë te demokracisë duhet të burojë nga Kosova e të rritet në Kosovë”.
“Janë qytetarët e këtij vendi që do të pësojnë nga Projektligji që ia mundëson Partisë kontrollin mbi Këshillin Prokurorial. Janë këta qytetarë qe do të penalizohen nga modeli bullgar që ka zgjedhur Qeveria mbi konfiskimin e pasurisë së paligjshme”, thotë mes tjerash ai.
Tutje, Molliqaj thotë se “këta duan të formojnë trupa arbitrare dhe jashtë sistemit prokurorial për të bërë hetime”.
“Vlerësimin mbi demokracinë duhet ta vendosin këto çështje. Demokrat je ose nuk je përballë njerëzve të Kosovës. Ka aq shumë çështje që ndërlidhen me demokracinë për të cilat duhet kritikë e angazhim. Për këtë s’ka nevojë të presim licenca nga jashtë. Mjafton t’i shohim nismat ligjore dhe vendimet arbitrare”, thotë Molliqaj në reagimin e bërë në Facebook.
Ndryshe, më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci, ndërsa tashmë po qarkullon në media lista me vendet që janë ftuar për të qenë pjesë e samitit, ku Kosova nuk figuron në mesin e shteteve pjesëmarrëse.
Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë thënë për Telegrafin se “ jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë iniciativë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj