LAJMI I FUNDIT:

Ballkani mposhtë Dritën, Solomon shkëlqen me dy gola

Ballkani mposhtë Dritën, Solomon shkëlqen me dy gola

Ballkani ka fituar derbin e xhiros së 13-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj Dritës me rezultat të pastër 2-0.

Suharekasit kanë dominuar në këtë takim nga fillimi deri në fundin e saj, përballë Dritës që sot nuk tregoi thuajse asgjë.

Përkundër dominimit nga skuadra vendase dhe rasteve të krijuara, në 45 minutat e para nuk pati gola dhe ato u mbyllën me rezultat të pastër 0-0.


Pjesa e dytë i takoi tërësisht Ballkanit që dominoi me raste, por që shënoi edhe dy gola.

Ishte minuta e 54-të e ndeshjes, kur kapiteni Edvin Kuc vodhi një top dhe asistoi për Solomon i cili realizoi për 1-0.

Vetëm katër minuta më vonë, sulmuesi afrikan i iki mjaftë mirë grackës së ofsajdit dhe shënoi nga distanca për 2-0.

Solomon pati mundësi të kompletoj het-trikun më vonë, por goditja e tij fantastike u ndal nga shtylla.

Drita krijoi shumë pak në këtë ndeshje, derisa vlen të përmendet shtylla nga Ardian Cuculi.

Kujtojmë që gjilanasit mbetën me një futbollist më pak në fushë, kur në minutën e 92-të u përjashtua Muharrem Jashari.

Ballkani kësisoj mori tri pikë, që e dërgojnë në krye të tabelës që tani udhëheq me 24 pikë, dy më shumë se Drita që mbetet e dyta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit: Shumë transferimet po ndodhin në këto momente

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

Të gjithë u çuditën kur Barcelona bëri gjashtë zëvendësime në ndeshje, por një rregull i panjohur ia mundëson këtë skuadrave

La Liga
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim

Zyrtare: Diant Ramaj nënshkruan me Borussia Dortmund, klubi gjerman e dërgon menjëherë në huazim

Bundesliga
Kalo në kategori