LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: 70% e Kryesisë së PDK-së në Drenas kanë qenë kundër meje

Lladrovci: 70% e Kryesisë së PDK-së në Drenas kanë qenë kundër meje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se 70% e Kryesisë së Degës së PDK-së në Drenas nuk e kanë mbështetur për kandidim.

Lladrovci në RTV Dukagjini ka thënë se ka shumë arsye pse Drenasi ka shkuar në balotazh.


“Arsyet mund të lidhen edhe me nivelin qendrore siç është mos ndërtimi i rrugës me katër korsi në drejtim të Komoranit, mos ndërtimi i Liqenit të Verbofcit e probleme tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kandidati i PDK-së thotë edhe ata që dolën nga PDK bënë një “lojë të ndyrë” ndaj tij që ndikoi edhe në rezultatin final.

Lladrofci thotë se pas kthimit nga Tirana për t’u bërë kryetar në Drenas, kishte rezistencë nga disa struktura të PDK-së në Drenas për të penguar atë.

“U bënë bashkë të gjithë keqbërësit për të mos më lënë të bëhem kryetar i Drenasit. 70% e Kryesisë së PDK-së në Drenas kanë qenë kundër meje. Ata më kanë luftuar mua pasi ja u kam marrë pronat e komunës që kanë marrë jashtëligjshëm”.

Kandidati i PDK-së thotë se rivali i tij nga Demokratët për Drenasin kanë mashtruar elektoratin e PDK-së duke përdorë profilet e rrjeteve sociale të PDK-së për të fyer atë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori