LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu flet pas shqetësimeve të BE-së për Vettingun: Kemi arritur te mekanizimi i fundit për reformën në drejtësi

Haxhiu flet pas shqetësimeve të BE-së për Vettingun: Kemi arritur te mekanizimi i fundit për reformën në drejtësi

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kishte deklaruar se Kosova ka probleme të theksuara në sistemin e drejtësisë por sipas tij procesi i Vettingut do të ishte hapi i fundit për të përmirësuar këtë sistem.

Szunyog kishte thënë se Vettingu duhet të jetë masë e jashtëzakonshme.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka komentuar këto deklarata në RTV Dukagjini.


Ajo thotë se është e vërtet që Kosova ka arritur të mjeti i fundit për të përmirësuar sistemin e drejtësisë.

“Unë besoj që po, kemi arritur te mjeti i fundit, për faktin që edhe për asnjë rast të vetëm nuk është larguar ndonjë gjyqtarë për shkeljet që ka bërë. Ne jemi dëshmitarë çfarë kemi parë e dëgjuar dhe asnjëherë nuk kemi parë që institucionet e drejtësisë të japin shembuj për të ndëshkuar ata që nuk e dojnë sistemin e drejtësisë por e pengojnë atë”, tha ajo përcjell Telegrafi.

Haxhiu ka kritikuar institucionet e BE-së në lidhje me Raportin e Progresit për Kosovën.

“Raporti ka kontradikta në vete për faktin se njëherë kritikojnë sistemin e drejtësisë se nuk është sa duhet efikas e kështu me radhë. Flasin për probleme si janë zgjedhur anëtarët e Këshillit Prokurorial e në anën tjetër shprehin rezerva për Vettingun”.

Ministrja e Drejtësisë thotë se në bazë të informatave fillestare që kanë raporti është përpiluar në muajin maj, kur sipas saj procesi i Vettingut ishte në fazat fillestare.

“Prandaj BE nuk e ka pasur të qartë rrugën që do të ndjek qeveria në këtë proces”.

Haxhiu thotë se Vettingu nuk është proces që do t’i hakmerren dikujt.

“Uroj të mos kemi problem me subjektet politike”, tha Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori