int(1) Në spitalet e Kosovës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19 - Telegrafi - Telegrafi Në spitalet e Kosovës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19 - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19

Në spitalet e Kosovës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19
Foto: Ilustrim

Në spitalet e Kosovës 66 pacientë po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19, prej tyre 33 janë pacientë post-covid që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë në Prishtinë.

Sipas Shërbimit Klinik Spitalor të Kosovës, 21 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse dy pacientë që po marrin trajtim spitalor në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:


Klinika Infektive, 5 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post COVID-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën (më 2 nëntor) se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste me coronavirus, pas testimit të 1, 651 mostrave. Ndërsa, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 2 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 441 persona janë ende aktivë në coronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160,000 raste të infektimit.

Prej tyre 2,977 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 730,037 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 838,946 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 2 nëntor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 40.6 për qind e popullsisë së përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori