LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e ankandeve që shokoi opinionin në Izrael, shitet seti i vulave për tatuazhe me të cilat “shënjoheshin” hebrenjtë në Aushvic

Shtëpia e ankandeve që shokoi opinionin në Izrael, shitet seti i vulave për tatuazhe me të cilat “shënjoheshin” hebrenjtë në Aushvic

Një shtëpi e ankandeve në Jerusalem – Tzolman, shokoi opinionin në Izrael pasi nxori në shitje një set vulash që shërbenin për të bërë tatuazh dhe shënjimin e hebrenjve në kampin famëkeq të nazistëve në Aushvic të Polonisë, ku ishin burgosur dhe më pas vrarë – që konsiderohet si një prej vendeve më të këqija në historinë e Luftës së Dytë Botërore.

Siç raporton BBC, hebrenjtë shënjoheshin me numra, e ata që i mbijetuan tmerrit të këtij kampi tërë jetën kanë mbajtur tatuazhet me numrat e tyre në dorë, si një rikujtim i tmerrshëm për krimet që janë kryer atje ndaj tyre, transmeton Telegrafi.

E nuk është për t’u çuditur që në Izrael u nxit një zemërim kolektiv, pas publikimit të lajmit që një shtëpi e ankandeve po shet setin e vulave për tatuazhet e hebrenjve që janë marrë nga kampi i Aushvicit – e sikur kjo të mos mjaftonte – aty është edhe udhëzimi për përdorim.


Nga shtëpia e ankandeve Tzolman, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një set gjilpërash. E pronari Meir Tzolman, shkruan BBC, po arsyetohet se gjilpërat i ka nxjerr në ankand me qëllim që të rritet vetëdija për holokaustin.

“Jam personi i fundit në botë që do të vlerësoja apo shkatërroja domethënien e Holokaustit. Thjesht kam dashur që këto gjilpëra të arrijnë në duart e duhura – të zhduken”, tha ai për mediat lokale.

Seti përbëhet prej “14 vulave” dhe librat me udhëzues për përdorimin e tyre që është shkruar në fabrikën Aesculap që prodhoi këtë “vegël”.

Shtëpia e ankandeve bëri të ditur se është një prej tri seteve për tatuazhe, për të cilat e dinë se akoma ekzistojnë. Një gjendet në një muze në Rusi, tjetri në Aushviq e i treti po shitet.

Çmimi fillestar është 10 dollarë, por shpejt u rrit vlera. Çmimi i tërë seti që do të duhej të shitej gjatë 9 nëntorit kushton 3.200 dollarë. Organizatorët vlerësojnë që seti në fund do të mund të shitej për 30 apo 40 mijë dollarë.

Kujtojmë që gjatë regjimit të Adolf Hitlerit, në mbarë Evropën janë vrarë të paktën gjashtë milionë hebrenj, e shumica e tyre janë detyruar të “shënjohen” me numra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori