LAJMI I FUNDIT:

Chelsea ia hap derën e rikthimit Hazardit

Chelsea ia hap derën e rikthimit Hazardit
Hazard me fanellën e re (Foto: FC Chelsea/Twitter)

Chelsea është e gatshme që të rikthejë Eden Hazardin në ekip.

The Blues i ndanë rrugët me ylling belg në vitin 2019, me këtë të fundit që kaloi te Real Madridi.

Sipas asaj që raporton ABC, Hazard pritet të largohet nga Los Blancos në fund të këtij sezoni dhe rikthimi i tij në Stamford Bridge është i mundur.


Chelsea i ka hapur derën e rikthimit ish-lojtarit të tyre më të mirë, duke i bërë me dije se ende kanë ndjesinë e mirë për të.

Hazard i arkëtoi skuadrës londineze në vitin 2019 plotë 150 milionë euro nga kalimi te Real Madridi, derisa ishte larguar edhe me trofeun e Ligës së Evropës.

Andaj, Chelsea mund të sigurojë kartonin e belgut tani në shifrën e 40 milionë eurove dhe operacioni mund të realizohet edhe me huazim me të drejt blerje. /Telegrafi/