LAJMI I FUNDIT:

Derisa po përshëndeteshin, kryeministri i Indisë iu afrua “paksa shumë” Antonio Guterresit – pamjet bëhen virale  

Derisa po përshëndeteshin, kryeministri i Indisë iu afrua “paksa shumë” Antonio Guterresit – pamjet bëhen virale  

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ishin protagonistë të një momenti paksa të pakëndshëm kur tentuan të përshëndeten në konferencën e klimës në Glasgow – pavarësisht që në Britani në ditën kur po mbahej konferenca ka regjistruar numër të madh të rasteve me COVID-19.

Kryeministri indian në shenjë respekti të madh për Guterresin, iu afrua për ta përshëndetur, por ai moment paska i vuri në siklet që të dy, e këtë moment e kanë kapur kamerat e televizioneve, transmeton Telegrafi.


Nga kënde të ndryshme dukej sikur kryeministri Modi dhe Guterres do të “putheshin”, e kjo bëri që Sekretari i Përgjithshëm i KB-së të qëndrojë paksa më i tërhequr.

Mjaftoi ky moment që pamjet për pak minuta të bëhen virale dhe të jetë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/