LAJMI I FUNDIT:

Pochettino zbulon arsyen e vërtetë të zëvendësimit të Messit në pushimin pas pjesës së parë

Pochettino zbulon arsyen e vërtetë të zëvendësimit të Messit në pushimin pas pjesës së parë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se Lionel Messi u zëvendësua “si një masë paraprake” pasi sulmuesi u tërhoq në pushimin mes pjesëve në ndeshjen e së premtes mbrëma ndaj Lille në kuadër të Ligue 1.

Argjentinasi zgjodhi të zëvendësojë bashkëkombësin e tij me Mauro Icardin në pushim me PSG-në duke humbur 1-0, që do të thotë se Messi nuk e ka arritur ende golin e parë në Ligue 1 për klubin e tij të ri.


PSG arriti ta kthejë lojën në pjesën e dytë, me Marquinhos që barazoi në minutën e 77-të përpara se Angel di Maria të shënonte golin e fitores 2-1 dy minuta para fundit.

Lionel Messi dëmtohet dhe luan vetëm 45 minuta ndaj Lille, ende mbetet pa gol në Ligue 1
Lexo po ashtu Lionel Messi dëmtohet dhe luan vetëm 45 minuta ndaj Lille, ende mbetet pa gol në Ligue 1

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Pochettino, i cili ka treguar arsyen e vendimit të tij për ta zëvendësuar Messin.

“Duhet të presim. Ne folëm me mjekun. Është një masë paraprake. Ai nuk mund të vazhdonte, por nuk është një çështje e madhe”.

Pamje që tregojnë se si Messi u lëndua gjatë përballjes PSG - Lille
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si Messi u lëndua gjatë përballjes PSG - Lille

“Ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Pochettino për Amazon Prime.

Ndryshe, Messi ka shënuar tri gola në Ligën e Kampionëve, por të parin në Ligue 1 do të vazhdojë ta kërkojë edhe në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori