LAJMI I FUNDIT:

Burri në Indonezi ia vendosi emrin djalit të tij sipas shkronjave të para të alfabetit, pasi ëndërronte gjithmonë të bëhej shkrimtar

Burri në Indonezi ia vendosi emrin djalit të tij sipas shkronjave të para të alfabetit, pasi ëndërronte gjithmonë të bëhej shkrimtar

Një burrë në Indonezi ia vendosi emrin fëmijës së tij sipas alfabetit – pasi ai donte të nderonte pasionin e jetës së tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët shëndetësorë menduan se ishin objektiv i një shakaje kur djaloshi, tani 12 vjeç, tregoi ID-në e tij në një klinikë në rrethin Muara Enim, në Sumatra Jugore për të marrë vaksinën kundër COVID-19.


Megjithatë, pasi thirrën prindërit e tij, ata zbuluan se në fakt ishte identiteti i tij i vërtetë, duke e bërë atë një nga të vetmit njerëz në botë me këtë emër.

Emri i 12-vjeçarit është: ABCDEF GHIJK Zuzu.

Babai, Zulfahmi Zuzu, tha se ia ka vënë emrin djalit sepse gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej shkrimtar dhe shtoi se fëmija normalisht thirret shkurt ‘Adef’.

Ai tha për agjencinë e lajmeve indoneziane, Detik se e kishte përgatitur emrin për gjashtë vjet para se ai të lindte.

“Ideja erdhi kur unë dëshiroja të bëhesha shkrimtar. Deri tash, unë ende kam dëshirë të shkruaj”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Kalo në kategori