LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhë renditja për kandidatët e ‘Topit të Artë’ – fituesi thuhet së është një sulmues që nuk e ka fituar asnjëherë

Rrjedhë renditja për kandidatët e ‘Topit të Artë’ – fituesi thuhet së është një sulmues që nuk e ka fituar asnjëherë

Çmimi i ‘Topi të Artë’ duke më me rivalitet këtë vit se sa vitet e kaluara, ku Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo fitonin pothuajse çdo herë. 

Ka shumë emra të tjerë në listë këtë herë, si mesfushori i Chelseat, Jorginho dhe sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.


Megjithatë, në rrjetet sociale është shfaqur një imazh i zbuluar, ku fitues është sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

Në imazhin e sipërpërmendur, polaku kryeson listën me 627 vota, Messi është në vendin e dytë dhe Karim Benzema në të tretin.

Cristiano Ronaldo shfaqet në vendin e nëntë dhe Luka Modric është i 12-ti.

Spanjolli më i renditur është Pedri i Barcelonës , i cili është i 18-ti, duke kaluar Neymar me një vend.

Dyshja që pritet të dominojë futbollin botëror gjatë dekadës së ardhshme, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, janë respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tetë.


Lista e zbuluar për ‘Topin e Artë’ 2021

Robert Leëandoëski (Bayern Munich)

Leo Messi (PSG)

Karim Benzema (Real Madrid)

Mohamed Salah (Liverpool)

Jorginho (Chelsea)

Kylian Mbappé (PSG)

N’ Golo Kante (Chelsea)

Erling Haaland (Dortmund)

Cristiano Ronaldo (Manchester.United)

Kevin de Bruyne (Manchester City)

Gianluiggi Donnarumma (PSG)

Luka Modric (Real Madrid)

Giorgio Chiellini (Juventus)

Harry Kane (Tottenham)

Bruno Fernandes (Manchester United)

Ruben Dias (Manchester City)

Romelu Lukaku (Chelsea)

Pedri (Barcelona)

Neymar (PSG)

Riyad Mahrez (Manchester City)


Kur ishte zbuluar lista për “Topin e Artë 2018”

Diçka e ngjashme ndodhi në vitin 2018 kur Luka Modric fitoi ‘Topin e Artë’, ku u zbulua një listë që merrte çdo pozicion.

Rezultati për vitin 2021 tashmë është i vendosur, pasi votimi është mbyllur, ndaj tani mbetet të shihet nëse kjo listë do të jetë e saktë më 29 nëntor kur të shpallen rezultatet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori