LAJMI I FUNDIT:

EULEX-i merr masa ndaj zyrtarit të tyre pasi parkoi veturën mbi pjesën e gjelbëruar

EULEX-i merr masa ndaj zyrtarit të tyre pasi parkoi veturën mbi pjesën e gjelbëruar

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tashmë ka nisur një hetim të brendshëm në lidhje me rastin e raportuar për parkim të veturës gabimisht nga një zyrtarë i këtij misioni, e pas kësaj kanë marrë edhe veprime tjera.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje me shkrim  për Telegrafin nga ky mision.


“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tashmë ka nisur një hetim të brendshëm, i cili do të përfundohet me kohë. Misioni po ashtu ka ndërmarrë masa të tjera, përfshirë në lidhje me përdorimin e veturave zyrtare nga zyrtarët e EULEX-it të cilët nuk janë në detyrë apo në thirrje”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Telegrafin.

Reagon EULEX-i, pasi zyrtari i tyre parkoi gabimisht: Do të marrim masa disiplinore
Lexo po ashtu Reagon EULEX-i, pasi zyrtari i tyre parkoi gabimisht: Do të marrim masa disiplinore

Ndryshe, parkimi i veturave në vende jo-adekuate haset shumë shpesh nëpër rrugët e Kosovës, ndërkaq të njëjtën gjë e ka bërë edhe një zyrtar i misionit të Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX.

Sipas pamjeve të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se zyrtari i EULEX-it ka parkuar veturën në një pjesë ku nuk është e dedikuar për parkim.

“A e parkon kështu veturën në vendin tënd?” – Diskutimi mes qytetarit e zyrtarit të EULEX-it që parkoi veturën gabimisht
Lexo po ashtu “A e parkon kështu veturën në vendin tënd?” – Diskutimi mes qytetarit e zyrtarit të EULEX-it që parkoi veturën gabimisht

Në lidhje me raportimin, EULEX në Kosovë ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj zyrtarit të tyre, i cili kishte parkuar veturën gabimisht në njërën nga rrugën e Prishtinës.

Pas lajmeve për diskutimin e këtij zyrtari me një qytetar në Kosovë, EULEX është zotuar se do të marrë masa disiplinore.

“Dënojmë me terma të ashpër sjelljen e pjesëtarit të stafit të EULEX-it që është parë duke parkuar gabimisht në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masat e duhura disiplinore. Falënderojmë qytetarin e Kosovës që e nxori në dritë këtë rast dhe për sjelljen e përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it, ndaj komenteve në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori