LAJMI I FUNDIT:

Reagon EULEX-i, pasi zyrtari i tyre parkoi gabimisht: Do të marrim masa disiplinore

Reagon EULEX-i, pasi zyrtari i tyre parkoi gabimisht: Do të marrim masa disiplinore

Misioni EULEX në Kosovë ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj zyrtarit të tyre, i cili kishte parkuar veturën gabimisht në njërën nga rrugën e Prishtinës.

Pas lajmeve për diskutimin e këtij zyrtari me një qytetar në Kosovë, EULEX është zotuar se do të marrë masa disiplinore.


“Dënojmë me terma të ashpër sjelljen e pjesëtarit të stafit të EULEX-it që është parë duke parkuar gabimisht në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masat e dukura disiplinore. Falënderojmë qytetarin e Kosovës që e nxori në dritë këtë rast dhe për sjelljen e përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it, ndaj komenteve në Twitter.

Këtë deklaratë EULEX-i e ka dërguar edhe në adresë të Telegrafit.


Ndryshe Telegrafi kishte raportuar më parë për  këtë veprim të pjesëtarit të EULEX-it, i cili ishte incizuar nga një qytetar.

Sipas pamjeve të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se zyrtari i EULEX-it ka parkuar veturën në një pjesë ku nuk është e dedikuar për parkim.

“A e parkon kështu veturën në vendin tënd?” – Diskutimi mes qytetarit e zyrtarit të EULEX-it që parkoi veturën gabimisht
Lexo po ashtu “A e parkon kështu veturën në vendin tënd?” – Diskutimi mes qytetarit e zyrtarit të EULEX-it që parkoi veturën gabimisht

Në video dëgjohet se qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.

“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, dëgjohet duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.

Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë: “Parkoj kështu në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori