Vaksina antiCOVID: A mund të vaksinoheni gjatë ciklit dhe cilat janë efektet anësore?
NHS ka raportuar se disa njerëz kanë raportuar ndryshime të përkohshme në ciklin e tyre pas marrjes së vaksinës kundër coronavirusit.
Teksa shton: “Disa gra kanë raportuar gjakderdhje më të rëndë se zakonisht, menstruacione të vonuara ose gjakderdhje të papritur vaginale”. Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) dhe ekspertë të tjerë aktualisht janë duke monitoruar dhe vlerësuar këto raporte, shkruan Express.co.uk.
Sidoqoftë, NHS thotë: “Dëshmitë aktuale sugjerojnë se nuk ka asnjë lidhje midis problemeve të menstruacioneve ose gjakderdhjes së papritur vaginale dhe vaksinave të coronavirusit”.
NHS sugjeron se numri i raportimeve është relativisht i ulët duke pasur parasysh numrin e grave që kanë marrë vaksinën dhe thotë se “ndryshimet menstruale të raportuara zakonisht nuk zgjasin shumë”. Shërbimit Shëndetësor vë në dukje se ndryshime në ciklin menstrual janë raportuar gjithashtu pas infeksionit me coronavirus dhe te gratë e prekura nga simptomat afatgjata të COVID-19.
Ai këshillon që nëse keni ndryshime në ciklin tuaj që janë të pazakonta për ju, vazhdojnë me kalimin e kohës, ose keni ndonjë gjakderdhje të re vaginale pas menopauzës, pas vaksinimit kundër coronavirusit, duhet të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm.
Faqja shëndetësore e farmacisë LLoyds në internet vë në dukje se “ka pasur raporte nga gratë në mbarë botën për ndryshimet menstruale pas vaksinës”. “Sipas BMJ-së kishte pasur pothuajse 30 mijë raste të raportuara deri në shtator 2021. Këto raste u raportuan në skemën e kartonit të verdhë të qeverisë, e cila regjistron efektet anësore nga ilaçet dhe vaksinat”.
Ka pasur gjithashtu shumë pretendime të bëra në rrjete sociale që sugjerojnë se vaksinat e COVID-19 kanë një ndikim në fertilitet, por vaksina COVID-19 nuk ndikon në fertilitetin tuaj ose nuk zvogëlon shanset për të mbetur shtatzënë.
Shumë gra të përfshira në provat e vaksinave kanë vazhduar të mbeten shtatzënë sipas hulumtimeve më të fundit. Prandaj, komiteti i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që grave shtatzëna t’u ofrohet vaksina për t’i mbrojtur ato kundër coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje