LAJMI I FUNDIT:

Pushime në hapësirë? – Jeff Bezos shpalos planet për një ‘stacion hapësinor biznesi’, ku do të përfshijë edhe një hotel hapësinor

Pushime në hapësirë? – Jeff Bezos shpalos planet për një ‘stacion hapësinor biznesi’, ku do të përfshijë edhe një hotel hapësinor
Ilustrim i stacionit hapësinor, "Orbital Reef"

Kompania e turizmit hapësinor, Blue Origin, në pronësi të themeluesit të Amazon, Jeff Bezo, ka njoftuar planet për të nisur një stacion hapësinor komercial.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shefat deklaruan të hënën se shpresojnë që ta përfundojnë stacionin, “Orbital Reef”, deri në fund të dekadës,


Materiali promovues i publikuar nga kompania pretendon se stacioni do të jetë një “park biznesi me përdorim të përzier” në hapësirë dhe do të presë deri në 10 persona.

Kompania do të bashkojë forcat me Sierra Space dhe Boeing për të ndërtuar objektin.

Blue Origin tha se stacioni prej 2,972 metrave katrorë do t’iu sigurojë klientëve një vendndodhje ideale për “krijimin e filmave në mikrogravitet”, ose “kryerjen e kërkimeve të fundit”, dhe tha se do të përfshinte gjithashtu një “hotel hapësinor”.

Në një konferencë për shtyp për lansimin e këtij projekti, krerët e Blue Origin dhe Sierra Space nuk pranuan të japin një prononcim për koston e ndërtimit, megjithëse projekti duket i siguruar mirë nga Bezos, i cili është zotuar të shpenzojë 1 miliardë dollarë në vit në Blue Origin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori