LAJMI I FUNDIT:

“Trafikim me njerëz” arrestohen pesë persona në Pejë

“Trafikim me njerëz” arrestohen pesë persona në Pejë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, pas raportimit të një rasti nga viktima femër kosovare, ka zhvilluar një hetimi intensiv.

Sipas njoftimit thuhet se më 25.10.2021, hetuesit policorë kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’.


“Të arrestuarit në këtë rast janë: M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare).

Policia si provë materiale ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave, rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit.

“Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori