Përkundër se janë armiq në fushë, Ancelotti i ofroi mbështetje Koemanit pas ‘El Clasicos’
Carlo Ancelotti dhe Ronald Koeman treguan përzemërsi dhe solidaritet të vërtetë si para ashtu edhe pas El Clasico të së dielës.
Trajneri Real Madridit dhe ai i Barcelonës janë parë duke shkëmbyer fjalë pas fishkëllimës finale, dhe ishte e qartë se italiani kishte treguar mbështetje për homologun e tij, me holandezin që po përballet me një shkarkim të mundshëm në javët e ardhshme.
Festa e Ancelottit në vërshëllimën e fundit nuk ishte shumë e ekzagjeruar përpara se të shkonte me shpejtësi te Koeman për të ofruar një fjalim inkurajues.
“Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh”, raportohet se italiani i ka thënë holandezit, duke treguar ndjeshmëri të vërtetë, derisa Koeman u përgjigj me një buzëqeshje.
Respekt i madh
Ancelotti ishte i respektueshëm edhe me fjalët e tij pas ndeshjes në konferencë për media, duke theksuar se Blaugranët kishin luajtur mirë, pavarësisht se e mbyllën ditën me humbje.
“Jam i lumtur që fitova El Clasicon sepse është ndeshja më e rëndësishme”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes. “Ata [Barcelona] gjithashtu luajtën mirë”.
“Nuk ishte një lojë e lehtë, kështu që fitorja na bën shumë të lumtur”.
Real Madridi është aktualisht në vendin e dytë me 20 pikë, një më pak se Real Sociedadi që ka një ndeshje më shumë, gjersa Barcelona është në të nëntin me 15 sosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
FFK e ndihmon Maqedoninë për finalen e Kupës me sistemin VAR
FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luaj në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milionë dollarëve
Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251