Në konferencën për media një ditë para ndeshjes së 11-të kampionale mes Llapit dhe Dritës, në taborin gjilanas u paraqitën trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Marko Simonovski.
Para gazetarëve, trajneri Nuhiu foli për rëndësinë e kësaj ndeshje, përgatitjet dhe pritshmëritë.
“Nesër na pret një përballje e fortë, si për ne ashtu edhe për kundërshtarin. Takohen dy skuadrat të cilat kanë shumë kualitet brenda vetës. Nëse shohim Llapin në ndeshjet e fundit shohim se ata po kalojnë një formë të mirë, ku përveç aspektit ekipor ata kanë edhe futbollistë, të cilët në mënyrë individuale dinë t’i zgjidhin situatat. Jemi munduar që të përgatisim një kundër lojë dhe jemi të gatshëm edhe për atë fushë. Kemi nevojë për vazhdimësi, sepse mendoj se kemi potencial për të vazhduar me rezultate të mira”, ka thënë Nuhiu.
Optimist për takimin e nesërm u shpreh edhe sulmuesi Simonovski, i cili theksoi se udhëtojnë për tri pikë.
“Luajmë kundër një ekipe që në këto ndeshjet e fundit ka fituar 9 pikë dhe normalisht ata janë të motivuar, sikurse çdo kundërshtar tjetër ndaj Dritës. Neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të mendojmë për tri pikët e fitores dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje edhe nesër. Synimi i gjithsecilit në ekip është të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe fitore”, potencoi Simonovski.
Trajneri Nuhiu u pyet për formën e skuadrës pas fitores së fundit ndaj Feronikelit, për çka theksoi se përveç dy golave të shënuar, skuadra nuk u rrezikua në asnjë moment të ndeshjes.
“Më ka pëlqyer skuadra në ndeshjen e fundit, më gëzon fakti që e gjetëm edhe rezultatin pas lojërave të mira. Djemtë kanë zhvilluar ndeshje të mirë, më ka pëlqyer përqendrimi, serioziteti, angazhimi dhe skuadra ishte vazhdimisht në kërkim. Më gëzon fakti që skuadra nuk lejoi në asnjë moment të rrezikohet, duke krijuar shumë dhe futbollistët po marrin formën e tyre dhe po vijnë tek më e mira”, deklaroi Nuhiu.
Trajneri, Ardian Nuhiu njoftoi se futbollisti Arbnor Muja po vazhdon rikuperimin, ndërsa në pikëpyetje për nesër është edhe Erjon Vucaj, për shkak të disa shqetësimeve të fundit.
Llapi –Drita zhvillohet nesër, ora 13:00 në stadiumin e Merdares. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët
Paraqitja fenomenale e Milot Rashicës ndaj Rizespor, ndër më të mirët në fushë
Mikel Arteta refuzon të konfirmojë nëse Arsenali do të nënshkruajë përgjithmonë me David Rayan
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe