Hajdutët hynë në shtëpinë e Dybalas, thuhet se kanë vjedhur gjëra të çmuara
Sipas raportimeve në Itali, shtëpia e Paulo Dybala në Torino është grabitur mbrëmjen e së martës, ndërsa sulmuesi i Juventusit nuk ndodhej në shtëpi.
Dybala aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi muskulor, kështu që ai nuk iu bashkua skuadrës së tij në Rusi ku Zonja e Vjetër u përball me Zenitin të mërkurën mbrëma.
Megjithatë, as sulmuesi argjentinas dhe as partnerja e tij Oriana Sabatini nuk ishin në shtëpi kur shtëpia e tyre u grabit në mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës.
Sipas raportimeve të shumta në Itali, një roje sigurie që zakonisht patrullon zonën përreth shtëpisë së Dybala dha alarmin kur pa lëvizje të dyshimta brenda pronës.
Furto a casa Dybala, ladri in azione mentre lui era in Russia https://t.co/PsxoJG64Jf
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) October 22, 2021
Megjithatë, hajdutët arritën të largoheshin nga shtëpia me plaçkën, e cila, sipas La Gazzetta dello Sport mund të përbëhet nga koleksioni i orëve të shtrenjta të Dybalas.
Nuk është hera e parë që hajdutët sulmojnë lojtarët e Juventusit në shtëpitë e tyre në Torino.
Në janar, shtëpia e Weston McKennie u grabit gjatë përplasjes së Juventusit në Coppa Italia kundër SPAL-it.
Në të kaluarën, Mauro Camoranesi dhe Claudio Marchisio u përballën me përvoja të ngjashme me ish-mesfushorin qendror i cili ishte në shtëpi me familjen e tij kur hajdutët hynë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp