LAJMI I FUNDIT:

Fati më mirë se Messi, spanjolli kalon argjentinasin sa i përket golave në të njëjtën moshë

Fati më mirë se Messi, spanjolli kalon argjentinasin sa i përket golave në të njëjtën moshë

Ansu Fati po vazhdon shkëlqimin te Barcelona pas rikthimit në fushë prej lëndimit.

Talenti i madh spanjoll ka realizuar për Barcelonën në fitoren 3-1 ndaj Valencias, duke treguar se është në rrugën e duhur për tu bërë një futbollist i madh.


Fati me golin ndaj Valencias, është bërë golashënuesi më i mirë i ri në historinë e Barcelonës pa i mbushur 19 vite.

18-vjeçari ka realizuar deri më tani 13 gola me ekipin e parë, duke lënë mbrapa Bojan Krkic me 12 gola.

Madje Fati ka bërë deri në këtë moshë më mirë edhe se Lionel Messi, me argjentinasin që deri në moshën 19 vjeçare kishte realizuar vetëm shtatë gola me katalunasit.

Ndaj Valencias, talenti spanjoll luajti 59 minuta, pasi trajneri Ronald Koeman nuk dëshiron ta ngarkojë më shumë.

Fati pritet të jetë titullar edhe në duelin shumë të rëndësishëm të Barcelonës të mërkurën në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kievit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori