LAJMI I FUNDIT:

Tre kandidatët që pritet të fitojnë pa balotazh

Tre kandidatët që pritet të fitojnë pa balotazh

Me një ritëm të shpejt po publikohen rezultatet për kryetarët e komunave të Kosovës, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të KQZ-së me numërimin e mbi 60 për qind të votave në komunën e Ferizajt, Pejës e Mitrovicës së jugut, kandidatët që po prijnë pritet të fitojnë pa balotazh.

Në Mitrovicën e jugut, kandidati i PDK-së, Bedri Hamza po prin me 54.65 për qind të votave, duke lënë prapa Agim Bahtirin e LVV-së, me 33.79 për qind të votave.


Në Pejë, me 60.49 për qind prinë Gazemnd Muhaxheri i LDK-së, ndërkaq i dyti është 22.55 për qind.

Ndërkaq, edhe kandidati i PDK-së në Ferizaj, Agim Aliu po prin në këtë qytet me 63.08 për qind, ndërsa i dyti është Valon Ramadani i LVV-së me 25.18 për qind.

(Rezultatet në kohë reale mund t’i shihni duke klikuar KËTU)

Ndryshe, ka përfunduar pa incidente të theksuara procesi zgjedhor sot në Kosovë.

Qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në 38 komuna, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët.

Të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në orën 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat janë mbyllur në orën 19:00.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.

Më së shumti qytetarë që shkuan drejtë kutisë së votimit ishin nga Komuna e Zveçanit ku aty 83.92 përqind e qytetarëve dolën për ta hedhur votën për kandidatin e tyre i cili do t’i udhëheq për katër vitet e ardhshme. Më pas më së shumti votues pati në Komunën e Leposaviqit, më pas Mitrovica e Veriut, Komuna e Mamushës, Zubin Potoku dhe Novëbërda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori