LAJMI I FUNDIT:

Rohde reagon për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Dhuna është e papranueshme dhe duhet të hetohet

Rohde reagon për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Dhuna është e papranueshme dhe duhet të hetohet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar ndaj sulmeve që ndodhën sot dhe presionit që iu bë gazetarëve që raportuan nga ngjarjet në veri të vendit.

Përmes Twitter-it, Rohde u shpreh se dhuna është e papranueshme dhe duhet hetuar.

Ai theksoi se është shumë me rëndësi që gazetarët ta bëjnë punën e tyre


“I shqetësuar për raportimet e sotme për presion dhe sulmet ndaj gazetarëve. Është shumë me rëndësi që ata ta bëjnë punën e tyre. Dhuna është e papranueshme dhe duhet të hetohet”, shkruan Rohde.

Mbi 20 gazetarë u sulmuan në veri, flet kryetari i AGK-së
Lexo po ashtu Mbi 20 gazetarë u sulmuan në veri, flet kryetari i AGK-së

Ndryshe, mbi 20 është numri i gazetarëve që janë sulmuar sot gjatë raportimit të tyre derisa situata ishte e tensionuar në veri të vendit.

Sipas informacioneve që ka Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, asnjëri nga ta nuk ka pësuar lëndime, por presioni që u është bërë është i papranueshëm.

Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve, ndërkaq AGK-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kërkuar siguri për gazetarët, kameramanët e fotoreporterët që ishin në atë pjesë.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur se komunikimi me gazetarët në veri sot ka qenë i vazhdueshëm. /Telegrafi/