LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ishte afër të shënonte golin më të mirë në karrierë në ndeshjen ndaj Luksenburgut

Ronaldo ishte afër të shënonte golin më të mirë në karrierë në ndeshjen ndaj Luksenburgut

Cristiano Ronaldo ishte afër të shënonte njërin nga golat më të mirë të tij në karrierë, në fitoren e thellë 5-0 të Portugalisë ndaj Luksenburgut në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.

Portugalia ka fituar me rezultat 5-0 ndeshjen e vlefshme për Grupin A, duke u ngjitur në pozitën e dytë të grupit, me Ronaldon më meritorin.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ronaldo (8’, 13’, 87’), Bruno Fernandes (18’) dhe Joao Palhinha (69’).

Megjithatë, sulmuesi i Manchester Unitedit, Ronaldo ishte afër të eklipsonte të gjithë dhe të shënonte golin më të bukur të karrierës.

E gjitha ndodhi në minutën e 68-të të ndeshjes, kur Ronaldo mori një top në zonë, ndali me gjoks dhe goditi me gërshërë, goditje që u mohua nga portieri.

Ndryshe, Ronaldo me tri golat e djeshëm ka shkuar në kuotën e 115 golave me kombëtaren, duke qenë lider absolut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori