Google: Kemi mbrojtur 14 mijë përdorues nga përpjekjet e Kremlinit për phishing me anë të e-mailave
Google njofton se 14 mijë njerëz kishin qenë të shënjestruar muajin e fundit nga e-mailat phishing [praktika mashtruese e dërgimit të e-mailave që pretendohet të jenë nga kompani, në mënyrë që të nxisin individët t’i japin informacionet personale] të dërguara nga një grup hakerësh të lidhur me Qeverinë ruse, megjithëse kompania thotë se zbuloi dhe mbrojti automatikisht përdoruesit e saj kundër këtyre mesazheve.
“Motherboard” raporton se Google ia atribuoi sulmet kibernetike një akteri të avancuar të kërcënimit të vazhdueshëm (APT), i quajtur APT28. Grupi, i cili njihet edhe si Fancy Bear, besohet se është përgjegjës për sulmet ndaj gjithçkaje, nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve te njerëzit të cilët qëndronin në hotele në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme.
Kompania kishte paralajmëruar njerëzit të cilët kishin qenë shënjestër e sulmeve të sponsorizuara nga shteti që nga viti 2012.
Këtë javë, shefi i Grupit të Analizës së Kërcënimeve të Google (TAG), Shane Huntley ofroi komente shtesë për këto grupe.
If you are an activist/journalist/government official or work in NatSec, this warning honestly shouldn't be a surprise. At some point some govt backed entity probably will try to send you something.
— Shane Huntley (@ShaneHuntley) October 7, 2021
“Ajo që ne shohim pa pushim është se shumica e shënjestrimeve fillestare të kërcënimeve të mbështetura nga qeveria, është e bllokuar me baza të mira të sigurisë”, thotë Huntley në Twitter.
Shumë nga këto mekanizma mbrojtëse nuk janë të ndërlikuara në mënyrë të ndaluar dhe mund të mbrohen nga shumë lloje kërcënimesh.
Caqet e sulmeve të sponsorizuara nga shteti mund të përdorin gjithashtu diçka si Google’s Advanced Protection Program, siç edhe këshillon drejtoresha e Sigurisë Kibernetike të Fondacionit Elektronik Frontier, Eva Galperin, për të përmirësuar sigurinë e tyre.
Google says they have stopped a spike in APT 28/Fancy Bear phishing attacks. So now is a good time to remind journalists and people who work at NGOs that the Advanced Protection program is pretty great and they should use it to protect their Google accounts if they have them. https://t.co/VuTPQe6Rqg
— Eva (@evacide) October 7, 2021
Gjigantët e teknologjisë kanë punuar për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve, duan apo nuk duan, edhe në muajt e fundit gjithashtu.
Po ashtu, Google planifikon të regjistroj automatikisht më shumë se 150 milionë llogari në vërtetim me dy faktorë (Two-Factor Authentication) deri në fund të vitit, për shembull dhe Microsoft kohët e fundit këshilloi përdoruesit e sajë që të zëvendësojnë fjalëkalimet e tyre me një metodë verifikimi më të sigurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë “nga Netflix”
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë
Apple i thotë stafit që të jenë prezentë në zyrë së paku tre ditë në javë
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë
Android më i pasigurti
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
IBM pezullon të gjitha bizneset në Rusi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'