Rio Ferdinand këshillon këta tre lojtarë që t’i bashkohen Newcastle Unitedit
Rio Ferdinand ka emëruar tre lojtarët që Newcastle United duhet të nënshkruajë pas blerjes së klubit nga Arabia Saudite prej 358 milionë euro.
Legjenda e Manchester United beson se Magpies duhet të synojë dy lojtarë nga top gjashtë klubet e ashtuquajtura, së bashku me yllin e West Ham United dhe të Anglisë.
Jesse Lingard nuk ka qenë edhe aq i përfshirë në skuadrën e Manchester United këtë sezon, por arriti të tregonte vetën sa herë që ishte në fushë, pasi shënoi dy gola në tre paraqitjet e tij në Ligën Premier deri më tani këtë sezon. Ai gjithashtu bëri një asistim për golin e shënuar nga Cristiano Ronaldo në kohën shtesë në fitoren 2-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Villarrealit në Old Trafford.
Fituesi i trefishtë i Ligës Premier, Raheem Sterling ka bërë 7 paraqitje për Manchester Cityn këtë sezon, por është emëruar vetëm 11 herë në formacionin startues nga Pep Guardiola. Goli i tij i vetëm këtë edicion deri më tani erdhi në fitoren 5-0 ndaj Norëich City muajin e kaluar.
Vlera e Declan Rice është rritur më tej pas një fillimi mbresëlënës të sezonit për West Ham United, pasi shënoi dy gola dhe kërkoi dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat për Hammers. Ai gjeti rrjetën në fitoret 2-0 ndaj Dinamo Zagreb, respektivisht Rapid Viennas.
Ferdinand thotë se Newcastle duhet të shikojë transferimin e të tre lojtarëve si prioritet dhe thotë se kërkimi për të afruar lojtarë të tillë si Kylian Mbappe nga Paris Saint Germain është jorealist.
“Unë do të përpiqem të bëj një listë të çmendur transferimesh, si të mëdha, që mendoj se do të ishin të arritshme”, deklaroi ai në emisionin e tij në YouTube Vibe With Five.
“Do të shikoja lojtarë si Raheem Sterling. Sterling nuk po luan rregullisht, do të shkoja t’i bëja atij pyetjen. Unë do të shkoja dhe do të pyesja Declan Ricen. Çfarë po ndodhë?”.
“Ata të dy do të ishin dy të parët në listën time, dhe unë do të përpiqesha të shkoja t’i merrja. Dhe pastaj do të përpiqesha të gjeja lojtar si Jesse Lingard”.
“[Mbappe] është thjesht një ëndërr, por ka lojtarë që nuk janë në planet e Chelseat, Cityt dhe United”, ka deklaruar më tej Ferdinand. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City