LAJMI I FUNDIT:

Pse ndodhën përplasjet në “Listën Guxo”, flasin themeluesit

Pse ndodhën përplasjet në “Listën Guxo”, flasin themeluesit

Balton Durguti nga Iniciativa qytetare “Ne mundemi”, ka folur për problemet në Listën Guxo.

Durguti në “Debat Plus” thotë se përkrahja për Vjosa Osmanin kishte për qëllim themelimin e një subjekti të ngjashëm me LDK.

“Koha ishte e shkurtër dhe ne në zgjedhje u futëm me LVV-në. Pori u premtuam elektoratit se pas zgjedhjeve nacionale do të formonim partinë e re”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se në një takim që kanë pasur koordinatorët e qendrave të Listës Guxo të gjithë kanë qenë të pajtimit që të formohet subjekti i ri politik.

“Ne kemi pritur edhe një tjetër takim por që ai nuk ndodhi. Ne kemi pritur që në zgjedhje të futemi si Lista Guxo dhe në zgjedhje të futemi me LVV-në por si një koalicion me akronimet LVV-Lista Guxo”.

Balton Durguti ishte ndër themeluesit e Listës Guxo në Ferizaj.

Deputeti i grupit parlamentar të LVV, Burim Karameta thotë se Lista Guxo i dha vendit dy ministra dhe presidenten.

“Lista Guxo u fut në zgjedhje parlamentare me 14 kandidatë dhe doli me tetë deputetë. Kjo është Lista Guxo”, ka deklaruar Burim Karameta.

Karameta thotë se edhe ai është për formalizim të subjektit politik Lista Guxo.

Deputeti i Listës Guxo thotë se Balton Durguti u largua nga lista pasi nuk u emërua në postin e zëvendësministrit.

Durguti thotë se ai nuk e kishte personale postin e zv/ministrit por sipas tij i ishte premtuar komunës së Ferizajt një post i tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve

Lajme
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori