Tyson Fury ka hedhur poshtë “mallkimin” famëkeq të Drake pasi mposhti Deontay Wilderin në një luftë epike në Las Vegas.
Gypsy King ka mbrojtur titullin e tij në peshën e rëndë WBC pasi e rrëzoi amerikanin në raundin e 11 -të në një takim dinamik.
Dhe ndërsa Fury hyri në ring si favorit, kishte disa shqetësime pasi reperi Drake i dërgoi një mesazh mbështetjeje anglezit.
Këngëtari kanadez tha: “Kjo është një video për njeriun më ‘psiko’ që njoh. Ai është i çmendur në kokën e tij, por ai ka zemrën më të pastër, djali më i mirë. Gypsy King, njeriu më i frikshëm në boks”.
“Unë po të uroj fatin më të mirë këtë fundjavë, vëlla. Unë dua që ju thjesht të dilni atje dhe të vazhdoni trashëgiminë”.
“Bëni atë që bëni. Ne të gjithë ju duam sepse jeni vetvetja. Ju uroj më të mirat, gjithmonë. Do t’ju shoh në anën tjetër”, ka shtuar më tej reperi.
Ka pasur një numër të madh të atletëve që kanë dështuar në garimet e tyre pasi u fotografuan me Drake, përfshirë Anthony Joshuan, Conor McGregor dhe Serena Williams.
Pra, kishte një shqetësim të kuptueshëm nga tifozët e Furyt pas mesazhit mbështetës të Drake, por kampioni i peshave të rënda e përfundoi mallkimin me fitoren e tij të shfrenuar.
Dhe në Instagram, Gypsy King postoi një fotografi të tijen me këngëtarin: “Mallkim? Asgjë e tillë shoku”.
Fury u rrëzua dy herë në raundin e katërt nga Wilder, por vazhdoi të jepte goditje të jashtëzakonshme më pas, ndërsa Bronze Bomber tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme për të vazhduar luftën, por jo edhe në raundin e 11-të. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Messi me paraqitje të jashtëzakonshme, realizon dy gola dhe bën dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit
Tifozët detyrojnë drejtuesit e Milanit të heqin dorë nga Lopetegui – trajnerin e ri e gjejnë në Francë
James dhe Davis të pandalshëm, Lakers ngushtojnë epërsinë ndaj Nuggets
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur