LAJMI I FUNDIT:

Astrit Selmani për mediat suedeze: Është e veçantë për mua – i jam mirënjohës Suedisë, por tani jam te Kosova

Astrit Selmani për mediat suedeze: Është e veçantë për mua – i jam mirënjohës Suedisë, por tani jam te Kosova

Suedia – Kosova është një ndeshje e veçantë për shumëkënd, veçanërisht për Astrit Selmanin, sulmuesin e Kosovës, që po bën karrierë në futbollin suedez.

Ai e nis intervistën, duke treguar se shumë miq të tij kanë marr bileta për ndeshjen.

“Miqtë e mi blenë bileta menjëherë kur dolën në shitje”, tregon ai.


Së në stadium do të ketë shumë shqiptarë, ka thënë edhe përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, në konferencën për shtyp të premten.

“Ka shumë njerëz të lidhur me Kosovën në Suedi. Kjo është diçka që do të përjetojmë në tribuna gjatë ndeshjes. Do të ketë shumë presion nga të dyja palët. Do të jetë shumë argëtuese”, deklaroi ai.

Deri të premten në mbrëmje, kishin mbetur vetëm edhe disa bileta pa u shitur, ndërsa kapaciteti maksimal i stadiumit është 45,500 ulëse.

Në skuadrën që ka Kosova në grumbullimin aktual, janë dy lojtarë me lidhje shumë të forta me Suedinë. Ibrahim Dresevic që luan te Heerenveen dhe Astrit Selmani që po bën karrierë të Hammarby, shkruan ueb faqja suedeze Aftonblade.

Dresheviç luajti për të rinjtë e Suedisë, por në fund zgjodhi ekipin Kosovën. Në anën tjetër Selmani nuk kishte asnjë ndeshje me të rinjtë e Suedisë, por nga fillim të këtij viti ai zgjodhi të përfaqësojë Kosovën po ashtu.

Debutimi i Selmanit duket afër

Tani dyshja do të dalin në “Friends Arena” që do të jetë i mbushur plot – dhe do të luajnë kundër Suedisë, vendit ku morën hapat e parë në futboll.

“Do të jetë argëtuese të luash përsëri para një stadiumi të mbushur plot”, thotë Selmani para ndeshjes.

“Ndoshta të jem në gjendje të debutoj në kombëtare dhe këtë në Suedi … para familjes dhe miqve … është e veçantë”, deklaroi ai.

“Debutimi? Ndihet afër, ne kemi lojtarë të mirë në skuadër, duken mirë në stërvitje dhe unë dhe trajneri kemi dialog të mirë. Unë jam gati gjithsesi dhe shpresoj për minuta në ndeshje”.

24-vjeçari flet edhe për ndeshje me Suedinë duke qenë falënderuar për atë që ka dhënë Suedia për të.

“Jam rritur këtu në Suedi dhe e kam ndjekur gjithmonë ekipin kombëtar suedez. Më përpara nuk kishte kombëtare të Kosovës, pastaj ndiqja ekipin kombëtar të Suedisë në kampionate. Unë dua që gjithmonë që Suedia të shkojë mirë. U jam mirënjohës por tani më duhet të luaj për Kosovën në Suedi”, deklaroi sulmuesi.

“E di që ka shumë njerëz që kanë ardhur këtu [në Stokholm] dhe kanë udhëtuar nga vende të tjera për të parë këtë ndeshje. Unë kam shumë familjar dhe miq që do të jenë aty. Do të jetë argëtuese”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Kalo në kategori